KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha: Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Rajon

Hoxha: Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Kosova News
Kosova News 20:24 -31/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një vlerësim për procesin e tanishëm të integrimit evropian të Shqipërisë ish-ambasadori shqiptar në misionin e Shqipërisë pranë BE në Bruksel, Ferit Hoxha, tashmë ministër i Punëve të Jashtme, thotë se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të mbylljes së kapitujve, por janë vendet anëtare ato që do ta thonë fjalën e fundit.

“Reformat janë fjalëkalimi ynë për të hyrë në familjen evropiane”, tha Hoxha gjatë një interviste për Top Channel, teksa hodhi poshtë pretendimet për një bllokim të mbylljes të kapitujve të hapura nga Shqipëri me Komisionin Evropian.

“E them me bindje dhe përgjegjësi, bazuar edhe në informacionin e drejtpërdrejtë: jo, në asnjë mënyrë nuk mund të flitet për ndonjë bllokim të procesit. Procesi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është, në vetvete, kompleks, njëkohësisht teknik dhe politik, dhe zhvillohet sipas një dinamike të vetën. Ai kërkon kohën e nevojshme, konsistencë dhe, mbi të gjitha, rezultate të konfirmuara dhe të matshme.

“Shqipëria sot ndodhet në fazën më të avancuar të këtij procesi ndonjëherë, dhe konsiderohet gjerësisht, dhe ky nuk është vlerësimi ynë, si një vend pararojë, me progres të qartë dhe të njohur nga partnerët tanë evropianë.

“Vetë fakti që kemi avancuar me ritme të shpejta e të pazakontë në hapjen e kapitujve dhe përmbushjen e detyrimeve tregon një nivel të ri serioziteti dhe kapaciteti institucional. Diskutimet që zhvillohen në Bruksel, përfshirë ato mbi raportin IBAR, janë pjesë integrale e këtij rrugëtimi dhe nuk duhet të interpretohen si pengesa, por si mekanizma që garantojnë cilësinë, qëndrueshmërinë e reformave dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit”, tha Hoxha.

Duke iu referuar deklaratave politike të opozitës për raportin e IBAR, ministri shtoi se “nuk kam ndërmend të replikoj me askënd, por dua të theksoj disa fakte thelbësore që shpesh mungojnë në këtë debat. Shqipëria është vendi i parë, dhe deri tani i vetmi, që po kalon procesin e IBAR sipas metodologjisë së re, e cila ka vendosur një standard të qartë: pa kaluar “provimin” e IBAR-it nuk mund të fillojë faza e mbylljes së kapitujve. Duke qenë të parët, jemi në mënyrë të pashmangshme edhe një pikë reference për vetë funksionimin e kësaj metodologjie”.

Gjithashtu Hoxha tha se “në harkun kohor të një viti, Shqipëria ka ndërmarrë një përpjekje të jashtëzakonshme, po ashtu e paprecedent, për të adresuar 92 hendeqe të identifikuara në kuadër të kapitujve 23 dhe 24, të grupkapitullit “Themeloret”, që përbëjnë thelbin e raportit IBAR. Kjo nuk është thjesht një shifër teknike, por dëshmi konkrete e një pune të thellë reformuese, që prek drejtësinë, administratën publike, luftën kundër paligjshmërisë, shtetin e së drejtës në tërësi, si dhe të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Përmbushja e këtyre kërkesave tregon qartë se Shqipëria nuk është më në fazën e angazhimeve deklarative, por në fazën e rezultateve të matshme”.

“Nga ana tjetër, vetë fakti që raporti është në tryezën e Këshillit tregon se ai konsiderohet i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Shqyrtimi i detajuar nga shtetet anëtare është një praktikë standarde dhe pjesë e një procesi rigoroz që synon të garantojë cilësinë e zgjerimit. Pra, ajo që po ndodh është një proces normal, i pritshëm dhe në përputhje me stadin e avancuar ku ndodhet Shqipëria sot”, u shpreh ministri.

Sipas tij, në këtë kuadër, është e rëndësishme të theksohet se Shqipëria ka ndërtuar tashmë një profil të konsoliduar si partner serioz, i besueshëm dhe i parashikueshëm, dhe kjo reflektohet qartë në mbështetjen që gëzon si në institucionet evropiane, ashtu edhe në shtetet anëtare.

I pyetur në lidhje me procesin e integrimit, Hoxha tha se “realiteti është se procesi po ecën përpara dhe është më i konsoliduar se kurrë më parë. Shqipëria po punon mbi baza të strukturuara, me plane konkrete dhe afate të qarta, duke harmonizuar legjislacionin, duke forcuar institucionet dhe duke rritur standardet në çdo fushë. Ky është një proces i pakthyeshëm, sepse nuk është thjesht një objektiv politik, por një transformim i thellë shtetëror dhe shoqëror”.

“E kam thënë dhe e përsëris: takimet zhvillohen në Bruksel, por reformat bëhen në Shqipëri; vlerësimet bëhen atje, por rezultatet dhe përfitimet janë këtu, për qytetarët shqiptarë, për të gjithë ne. Integrimi evropian është një investim afatgjatë në demokraci funksionale, ekonomi konkurruese dhe institucione të qëndrueshme. Ky është thelbi i anëtarësimit”, tha Hoxha.

Ministri u pyet edhe se kur pritet të miratohet IBAR.

“As unë dhe as askush tjetër në Shqipëri nuk mund të japë një datë të saktë, sepse kjo është një vendimmarrje që u takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ajo bazohet në vlerësimet, analizat dhe proceset e tyre të brendshme. Ne ende nuk jemi në tryezën ku merren këto vendime, pikërisht aty ku po punojmë të jemi.

“Ne jemi angazhuar në një proces që është i bazuar në meritë dhe rruga drejt asaj tryeze kalon përmes reformave të thella dhe rezultateve konkrete. Reformat janë fjalëkalimi ynë për të hyrë në familjen evropiane. Megjithatë, ajo që mund të them me bindje është se Shqipëria është në drejtimin e duhur”, tha Hoxha.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 31/03/2026 31/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
12:38 -08/07/2026
Ardian Gjini e Daut Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit
12:06 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?