Analisti politik Ylli Hoxha ka thënë se nëse ka zgjedhje të parakohshme ku temë qendrore është dialogu me Serbinë, atëherë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta mundte opozitën me përqindje më të madhe se sa në zgjedhjet e kaluara.
Por sipas tij zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen në një frymë më normale dhe jo me qendër dialogun.
“Sa i përket zgjedhjeve, për fat të keq, hyrja në zgjedhje me temën e dialogut, veriut apo te temës me Serbinë, është tejet e favorshme për Albin Kurtin. Me zhduke nuk e zhdukë, por e mund edhe më keq se herën e kalume. Për Kosovën është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen në fushëbetejë normale të qeverisjes, dhe jo mbi këtë temë. Shpresoj që mos të shkojmë në zgjedhje me temën e dialogut, sepse përnime cenohet… e shoh që Kosova ka nevojë për balancim politik”, ka thënë ai


