KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha: Në operacionin e Banjskës i mposhtëm terroristët dhe Serbinë
Siguri

Hoxha: Në operacionin e Banjskës i mposhtëm terroristët dhe Serbinë

Kosova News
Kosova News 18:39 -29/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sfidat dhe sukseset gjatë vitit 2023 ishin temë e bisedës me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Ai ka thënë se gjatë këtij viti Policia e Kosovës ka qenë goxha shumë e ngarkuar, me shumë aksione, operacione e aktivitete gjithandej Kosovës, por në veçanti në veriun e vendit.

“Sot mund të themi se kemi më shumë rend dhe ligj, më shumë siguri në të gjithë territorin e Kosovës, por në veçanti në veriun  e Kosovës”, ka theksuar Hoxha.

Ai ka veçuar disa prej operacioneve më të suksesshme të policisë në vitin 2023, siç janë operacioni  për asistimin e kryetarëve të zgjedhur nëpër zyrat komunale në veri të vendit, mandej menaxhimi i situatës në sulmin e bandave serbe që ndodhi ndaj ushtarëve të KFOR-it më datën 29 maj në Zveçan.

“Edhe pse edhe ne kemi qenë cak i sulmeve, kemi arritur të kalojmë pa ndonjë dëm serioz ndaj policëve tanë, edhe pse ka pasur policë të lënduar e mjete të dëmtuara. Mandej një situatë e rëndë që kemi kaluar gjatë këtij viti ka qenë kidnapimi i tre policëve tanë nga forcat policore serbe më datën 14 qershor”, ka thënë Hoxha.

Ai më tej është ndalur tek puna e kurorëzuar me sukses në operacionet e fundit, sidomos me operacionin e Banjskës, ku Policia e Kosovës arriti ta zmbraps një sulm mirë të organizuar nga grupi kriminal terrorist i udhëhequr nga Milan Radojçiq, e i cili ishte planifikuar, mbështetur dhe trajnuar nga Serbia.“Një grup ky kriminal terrorist,  i cili kishte shumëfish më tepër armatime e municione dhe pajisje tjera, duke tentuar të krijojë një realitet të ri në vendin tonë , mirëpo ne me profesionalizëm e me racionalizëm dhe me operacione goxha të mirëplanifikuara kemi arritur që këtë tentativë të Serbisë dhe këtij grupi terrorist ta zmprasim dhe t’i mësojmë se Kosova si shtet, ne si polici dhe gjithë vendi ynë të ketë një situatë më të qetë të sigurisë dhe po ashtu të kemi  një situatë politike komplet tjetër”, ka theksuar Hoxha.

Ai ka thënë se përmes këtij operacioni është arritur që operativisht e ushtarakisht të mundet grupi kriminal terrorist, e në këtë rast edhe ata që i kanë mbështetur, e që ishte shteti serb.

“Kemi arritur edhe diplomatikisht ta mundim Serbinë dhe po ashtu në aspektin propagandistik Kosova ka fituar një betejë të madhe që është zhvilluar kundër saj dhe komplet faktori ndërkombëtar e ka kuptuar se çfarë kërcënimi kanë përbërë këto grupe”, ka shtuar Hoxha.

Duke folur për mundësinë e rritjes së pagave të policëve, sidomos të njësisë elitare, ai tha se po punojnë bashkë me ministrinë e Punëve të Brendshme që t’i adresojnë ankesat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Jemi takuar disa herë me ministrin e Punëve të Brendshme, po ashtu eprorët e kësaj njësie dhe të Policisë së Kosovës janë takuar edhe me kryeministrin  e Kosovës dhe po shpresojmë që gjatë vitit 2024 të gjejmë modalitete dhe mundësi se si mund të adresohen kërkesat e policëve tanë për kushte më të mira të punës, për paga më të mira, që ata të jenë të motivuar për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tona që kemi ndaj vendit”, ka nënvizuar Hoxha ne RTK.

Ai ka shprehur shpresën se do të ketë adresim të të gjithë kërkesave që janë bërë, por se do të shihen edhe mundësitë buxhetore për t’u plotësuar ato.

Lexoni edhe:

Kurti: Për herë të parë Kosova ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin, sikur t’i kishim prokurorët më të guximshëm e gjykatësit më punëtorë
Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj e pranon se ia hoqi urdhërarrestin kriminelit e terroristit, Milan Radoiçiqit – Nuk i tregon arsyet (VIDEO)
Kurti: S’ka nevojë për bachelor e as të jesh gjykatës për ta kuptuar absurditetin e prokurorit në rastin ndaj Radojiçiqit

Gjithashtu lexoni:

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Kosova News 29/12/2023 29/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore
12:50 -11/08/2026
Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci
11:50 -11/08/2026
Bashar al-Asad dënohet me vdekje
11:35 -11/08/2026
Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
10:53 -11/08/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë
10:09 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?