KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha: Këtë vit ka rritje të pacientëve me tuberkulozë
Shëndetësi

Hoxha: Këtë vit ka rritje të pacientëve me tuberkulozë

Kosova News
Kosova News 13:40 -18/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha thotë se gjatë vitit 2022 ka një tendencë të rritjes së rasteve të reja të prekur nga tuberkulozi. Aktualisht në këtë klinikë të Qendrës Universitare të Kosovës, janë të shtrirë 16 pacientë që vuajnë nga kjo sëmundje. E vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti 73 persona janë diagnostikuar se vuajnë nga kjo sëmundje e mushkërive.

Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha thotë se gjatë vitit 2022 ka një tendencë të rritjes së rasteve të reja të prekur nga tuberkulozi. Aktualisht në këtë klinikë të Qendrës Universitare të Kosovës, janë të shtrirë 16 pacientë që vuajnë nga kjo sëmundje. E vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti 73 persona janë diagnostikuar se vuajnë nga kjo sëmundje e mushkërive.

Pulmologu Hoxha u shpreh pandemia COVID-19 ka ndikuar që rastet e reja me tuberkulozë të mos evidentohen me kohë.

Hoxha: Ka një tendencë të rritjes së pacientëve të prekur nga tuberkulozi

“Pasi është qetësuar pandemia kemi për ditë raste më tepër edhe me tuberkuloz edhe me kancer të mushkërive…. Si tendencë dhe si trend ka rritje të sëmurëve edhe me kancer por edhe me tuberkuloz si tendencë tash për momentin një repart e kemi repartin B që pothuajse 99% janë me tuberkulozë…. Përafërsisht janë 16 të sëmurë me tuberkulozë… Numri i atyre me kancer të mushkërive është 12-13 për momentin”, theksoi Hoxha.

Hoxha, në një intervistë për KosovaPress, e konsideron brengosës fakti se moshat nga 20 deri në 30 vjeç kryesisht po preken nga tuberkulozi.

Hoxha: Moshat e reja po preken nga tuberkulozi

“Është brengosëse se një numër goxha i madh është edhe tek pacientët e moshave të reja në mosha 20 deri në 30 vjet që janë duke u trajtuar, numri i moshave të reja ka treguar një trend të rritjes”, u shpreh pulmologu Hoxha.

Duke folur për terapitë që i marrim pacientët me tuberkuloz, Hoxha tha se aktualisht janë në stoqet e fundit të antituberkularëve, por beson që furnizimi do të bëhet së shpejti.

Hoxha: Jemi në stoqet e fundit për antituberkular

“Sa i përket pajisjeve me barna dhe material shëndetësor edhe gjatë kohës së pandemisë ka qenë furnizimi mjaftë i kënaqshëm, por edhe tani kemi në përgjithësi barnat kryesore thuajse i kemi aty këtu ndonjëherë mund të na mungojë ndonjë bari vitaminoz apo diçka që nuk çon peshë… Aktualisht me antituberkular jemi në stoqet e fundit dhe prej informatave të Fondit Global thonë se do të bëhet furnizimi së shpejti me antituberkular”, theksoi Hoxha.

Ndonëse në Kosovë numri i rasteve të reja por edhe aktive me COVID-19 është i ulët, drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha shprehet se në këtë klinik po vazhdojnë që të kërkojnë ndihmë pacientët post-COVID.

Hoxha: 28 raste post-COVID janë duke u trajtuar në Pulmologji

“Për momentin janë diku 28 raste post-COVID, siç dihet ato raste janë të cilat gjatë COVID-it kanë qenë raste të rënda me pneumoni masive dhe që kanë pas nevojë për trajtim me oksigjeno-terapi dhe që kanë sëmundje bashkëshoqëruese edhe të sistemit kardiovaskular edhe diabet. Kështu që ato raste ndodhin që kohë pas kohe na kthehet si rihospitalizime”, u shpreh ai.

Në Klinikën e Pulmologjisë trajtim mjekësor aktualisht po marrin 63 pacientë në gjendje stabile./kp/

Gjithashtu lexoni:

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

TAGGED: Kosove, Musa Hoxha, QKUK, semundje, Tuberkuloz
Kosova News 18/06/2022 18/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?