KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, themelore për demokracitë në ShBA dhe Kosovë
Politikë

Hovenier: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, themelore për demokracitë në ShBA dhe Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:07 -05/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për demokracitë si në Amerikë dhe Kosovë.

Siç thekson ai, të tillat zgjedhje madje fuqizojnë qytetarët për të formësuar të ardhmen e tyre.

”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për demokracitë si Shtetet e Bashkuara dhe Kosova. Ato fuqizojnë qytetarët për të formësuar të ardhmen e tyre duke afirmuar vlera si liria, transparenca dhe përgjegjësia qytetare”.

”Me zgjedhjet, shoqëritë tona bëhen më të qëndrueshme, më të sigurta dhe më të prosperuara”.

”Ne e njohim që rruga demokratike nuk është pa sfida. Në Shtetet e Bashkuara, Aktet e të Drejtave Civile të viteve 1960 ishin vendimtare për të siguruar të drejta të plota votimi për të gjithë qytetarët. Kjo histori na kujton se demokracia nuk është statike – ajo rritet dhe evoluon ndërsa përballemi me papërsosmëritë”.

Hovenier shton se pikërisht për këtë arsye jam është i kënaqur me aktivitetin zgjedhor me studentë dhe të rinj nga Kosova.

”Angazhimi qytetar i të rinjve është kritik për demokracitë. Duke bërë hapa përpara, duke pyetur dhe duke marrë pjesë në proceset demokratike, të rinjtë sjellin perspektiva të reja dhe energji të re për të adresuar sfidat e sotme”.

”Të rinjtë shpesh janë të parët që përqafojnë teknologjitë e reja dhe mjetet e komunikimit, gjë që mund të rrisë aksesin në informacion dhe të nxisë angazhimin qytetar më të gjerë”.

”Gjeneratat më të reja përballen gjithashtu me sfida të veçanta, dhe zgjedhjet janë një mundësi për të ndikuar se si këto çështje adresohen”.

Tutje ambasadori tha se pjesëmarrja e të rinjve është thelbësore – jo vetëm për të formësuar politikat që prekin brezat e rinj, por edhe për të siguruar që demokracia vazhdon të evoluojë, përshtatet dhe lulëzon.

”Dhe kështu, jam i lumtur të jem këtu dhe të shoh entuziazmin e të gjithëve juve, që po na bashkoheni sot për të mësuar për këto procese”.

Ai mbetet me shpresë që studentët dhe të rinjtë të mësojnë diçka të re sot për procesin zgjedhor në SHBA dhe të ndihen të frymëzuar nga pothuajse 250 vjet demokraci në SHBA për të cilën mbeten shumë krenarë.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 05/11/2024 05/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin
14:45 -05/08/2026
Haxhiu pas analizave të qumështit: Siguria ushqimore nuk njeh kompromis
14:26 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?