KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier: Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu
Politikë

Hovenier: Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu

Kosova News
Kosova News 18:23 -30/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jefrey Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Hovenier ka thënë se veriu i Kosovës ka konsideratë të veçantë për të, dhe se e trajtojnë si pjesë të Republikës së Kosovës.

“Dua të them edhe një gjë të rëndësishme që është relevante në kontekstin e pyetjeve që keni bërë. Ky është një pozicion i SHBA-së që s’është i ri. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë që nga perspektiva jonë veriu i Kosovës ka konsideratë më te veçantë, është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu”, ka thënë Hovenier.

“Dua që ta theksoj këtë sepse ka pyetje të shumta për veriun e Kosovës. Unë dua t’iu siguroj që pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë, është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë ashtu dhe e trajtojmë ashtu”.

Po ashtu, Hovenier ka thënë se sa i përket barrikadave, e kishin këshilluar Kurtin edhe publikisht por edhe privatisht që të mos ndërmerrte ndonjë veprim të shpejt dhe të njëanshëm meqë gjërat do të komplikoheshin. Hovenier thotë se kryeministri Albin Kurti e ka dëgjuar kërkesën e SHBA-së dhe se pas durimit të treguar është gjetur një zgjidhje politike.

“Bazuar në gjitha veprimet e Qeverisë Kurti për situatën në veri, a e keni këshilluar që të mos ngutet me ato veprime, përfshirë targat ose zgjedhjet”, ka qenë pyetja për Hovenier.

“Do të thoja se këshilla ime për Qeverinë e Kosovës është çështje publike. Ne nuk kemi mesazhe sekrete për ta që dallojnë nga ato që i themi publikisht. Nuk është sekret që ne kemi dashur më shumë kohë në zbatimin e vendimit për gjobitje për personat që nuk i kanë ndryshuar targat. Por jemi përtej kësaj tani. Më duhet t’i potencoj disa hapa që i ka bërë Qeveria e Kosovës. Përderisa ne kishim një pikëpamje tjetër të afatit për targat, përfundimisht Qeveria e Kosovës, edhe pse më vonë, por megjithatë u pajtua me atë. Në këtë pikë, Qeveria nuk gjobit njerëzit që nuk i kanë ndryshuar targat dhe as nuk jep vërejtje dhe kjo ishte një përpjekje për të de-eskaluar situatën”.

“Kur barrikadat ndodhën, që ishte një gjë shumë e vështirë dhe SHBA-ja dha një deklaratë jashtëzakonisht të fuqishme, duke iu referuar ashtu siç janë, që ata të cilët kanë vendosur barrikada ilegale në rrugë duhet t’i largojnë ato menjëherë. Ne kemi qenë të qartë për këtë. Gjithashtu, i kemi thënë Qeverisë privatisht dhe publikisht se duam durim, se lëvizja shumë e shpejtë dhe në mënyrë të njëanshme do të komplikonte situatën më shumë se sa ta përmirësonte. Qeveria e dëgjoi këtë. Nga perspektiva jonë kryeministri Kurti dhe Qeveria treguan për durimin që kemi kërkuar derisa ishim duke e zgjidhur këtë”.

Ne donim një zgjidhje politike për këtë. Kolegu im në Beograd, Ambasadori Hill ishte i qartë në këtë dhe ka të drejtë. Dhe përfundimisht një zgjidhje politike u gjend. U nevojit durim, punë të vështirë por u arrit dhe mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se mënyra si janë larguar barrikadat, me disa përjashtime sot, është shumë më e preferueshme sesa përdorimi i forcës që do të mund të rezultonte me njerëz të lënduar ose larg qoftë të vriten. Kështu, unë do të them se ka pasur përgjigje nga Qeveria e Kosovës për disa shqetësime tona dhe ka pasur gjithashtu edhe disa momente që kemi pasur qëndrime shumë të ndryshme për mënyrat më të mira për disa nga  këto çështje”, ka thënë Ambasadori i SHBA-së.

Gjithashtu lexoni:

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%

Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë

Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

VV-ja fiton në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri i LDK-së!

Kosova News 30/12/2022 30/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%
22:47 -07/06/2026
Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë
22:14 -07/06/2026
Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati
22:12 -07/06/2026
Kosova e moposht me lehtësi Andorrën
21:59 -07/06/2026
Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin
21:58 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?