KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria del me deklaratë për zgjedhjet në veri pas reagimit të Ambasadorit Hovenier
Politikë

Qeveria del me deklaratë për zgjedhjet në veri pas reagimit të Ambasadorit Hovenier

Kosova News
Kosova News 12:55 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Hovenier po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes si dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë.Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin, që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jenë prioritet më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të ushtrojnë përmbajtje”, deklaroi Hovenier.

E pas kësaj kanë reaguar nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu deklaroi se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Ai tha se pengimi apo pamundësimi i tyre është sulm ndaj demokracisë..

“Institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve. Zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë. Pengimi apo pamundësimi i tyre është sulm ndaj demokracisë. Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës. Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre”,tha Kryeziu.

Ai gjithashtu shtoi se bandat kriminale edhe mund të mos marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike.

“Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”,shtoi Kryeziu.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës.

Por disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut kanë penguar dje hapjen e zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor, duke shkaktuar edhe incidente të shumta.

E gjithë kjo situatë u krijua pak ditë para përgatitjeve të fundit në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor.

Lidhur me incidentet e djeshme nga Policia e Kosovës është thënë se “persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës, duke përdorur mjete të rrezikshme, përfshirë këtu granata dore të prodhimit jugosllav”.

Ambasadori i ShBA-së: Nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje në veri, siguria e qytetarëve është primare

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

“Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit
11:52 -06/07/2025
Çdo vit në Kosovë rreth 60 fëmijë me sëmundje malinje
11:49 -06/07/2025
Çfarë është më mirë kur keni diabet – kardio apo ushtrimet me pesha? Ja çfarë thonë ekspertët
11:45 -06/07/2025
Vala e nxehtësisë, Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit
11:30 -06/07/2025
Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim
11:26 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?