Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jefrrey Hovenier, ka qenë prezentë në shënimin e Javës për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.
Hovenier nga aty ka dhënë mesazhin e mbrojtjes universale të të drejtave të njeriut.
“Ndërsa përkujtojmë Javën e të Drejtave të Njeriut dhe 75-vjetorin e Deklaratës Universale të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, kujtojmë se të drejtat e njeriut duhet të mbrohen universalisht. Të gjithë personat – pavarësisht se çfarë besojnë, kë duan apo ku jetojnë – i kanë këto të drejta dhe duhet të jenë të lirë t’i ushtrojnë ato, pa diskriminim”, ka shkruar ambasadori amerikan në platformën “X”.
As we commemorate Human Rights Week and the 75th anniversary of the UN Universal Declaration of Human Rights, we remember that human rights must be universally protected. All persons – no matter what they believe, whom they love, or where they live – have these rights and should… pic.twitter.com/Vc1m9hiztk
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 6, 2023