KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara
Lajme

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara

Kosova News
Kosova News 19:14 -15/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara.

Hovenier theksoi se përfshirja e grave ndikon në rezultate më të qëndrueshme dhe paqe më afatgjatë.

Ai potencoi se mos përfshirja e grave në proceset e paqes dhe negociatave, është një çështja fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta.

Këto u thanë nënë panelin e diskutimit në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, derisa u fol për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset e dialogut dhe paqe bërjes.

“E kemi një letër nga presidenti Biden dhe ai ka thënë se ‘mikja ime dhe ish-sekretarja e shtetit Madeline Albright ka thënë një herë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara’. Kjo është e rëndësishme që gratë nëse nuk i përfshijmë gratë në proceset e paqes dhe të negociatave, është një çështje fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta sepse jemi duke e lënë anash 50 për qind të popullatës, por po ashtu do të kemi një mundësi më të pa aftë…Do të vazhdoj ta citoj presidentin Biden si një diplomat…’Shoqëritë janë më të barabarta kur kemi një barazi gjinore. Sepse kur gratë janë të përfshira atëherë kemi në paqen dhe mbajtjen e paqes, atëherë kemi edhe rezultate më të qëndrueshme dhe kemi paqe më afatgjatë. Thjeshtë statuti i grave dhe i vajzave dhe stabiliteti i një shteti janë të lidhura ashtu’…Gjatë diskutimeve i shoh gjithë ato foto nga takimet për dialogun të mundësuar nga BE-ja dhe shoh një mungesë të theksuar të përfaqësimit gjinor”, tha Hovenier.

Ndërkaq, ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri theksoi se Kosova është i vetmi vend që ka pasur një grua në Konferencën për paqen në Rambuje, ku është vendosur për paqen.

Tahiri tregoi përvojën e saj në procesin e dialogut, për çka tha se Kosova arriti të ketë një kryenegociatore për dialog në Bruksel, derisa Serbia nuk e kishte.

Ajo tha se kur flet për nën përfaqësimin dramatik të grave në proceset e paqes, gjithmonë e bënë një veçim për vendin tonë.

Tahiri tha se mos fuqizimi i grave në politikë ndërlidhet drejtpërsëdrejti me mos pjesëmarrjen më të madhe të grave në proceset formale të paqes.

Sipas saj, të jesh në gjendje që të përzgjedhësh apo të nominohesh për të marrë pjesë në një tryezë formale si grua, duhet të kesh fuqi politike.

“Në këtë pasqyrë të tmerrshme të diskriminimit të grave dhe botës Kosova bën dallim. Kosova është i vetmi vend që ka pasur një grua në konferencën për paqen në Rambuje ku është vendosur për paqen…Ne kemi pasur negociata të mira me aleatët tanë strategjik amerikanët, të cilët vendosën që të përdorin forcën përmes NATO-s të bombardojnë Serbinë për të ndalur gjenocidin në vendin tonë. Ne ia dolëm që ta lëmë forcën hapur për pavarësi dhe unë ish e vetmja grua në mes 15 burrash. Kosova, pra ishte ndryshe. Kosova ka pasur një grua kryenegociatore për dialog në Bruksel, Serbia nuk e kishte. Pra, kur flas për nënpërfaqësimin dramatik të grave në proceset të paqes, gjithmonë e bëjë një veçim të vendit tonë të ri…Pse nuk shohim më shumë gra në procese formale të paqes, kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me mos fuqizimin të grave sa duhet në polikë. Sepse të jesh në gjendje që të përzgjedhësh apo të nominohesh për të marrë pjesë në një tryezë formale si grua duhet të kesh fuqi politike”, theksoi Tahiri.

Gjithashtu lexoni:

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës

Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Kosova News 15/04/2024 15/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?