KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoti reagon ndaj kritikave: Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike
Lajme

Hoti reagon ndaj kritikave: Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike

KosovaNewss
KosovaNewss 19:38 -26/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Andi Hoti, djali i veprimtarit dhe intelektualit të njohur Ukshin Hoti, ka reaguar sot me një shkrim të gjatë në rrjetin social Facebook, duke iu përgjigjur kritikave që ka marrë pas disa qëndrimeve të tij të fundit publike.

Në reagimin e tij, Hoti ka theksuar se është i neveritur nga ata që lidhin respektin ndaj një personi me përkatësinë apo bindjen politike. Ai ka bërë të ditur se nuk lejon askënd t’i imponojë mendimin apo bindjet e tij.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Andi Hotit.

Fatkeqësisht, sot duhet të dal nga heshtja ime e zakonshme dhe të them disa bindje që i kam mbajtur për shumë kohë brenda vetes.

Pas shumë reagimeve, shumicës prej të cilëve u jam mirënjohës, urimet e shumta 🫶 apo edhe kritikat njerëzore.

Por, sot ndjej nevojën të sqaroj disa gjëra. Janë disa reagime që më ngjallin neveri tash e shumë kohë.

Shprehje si: “Deri sot kam pas respekt për ty si djalë i Ukshin Hotit, por prej sot jo më”, “E korite emrin e babës”, “Të ka përdorur pushteti”, “Je shitur për interes”, janë fjalë që nuk tregojnë as shqetësim, as dashuri për idealin, por zhveshin nga çdo vlerë njerëzore respektin e rremë që disa paskan pasur.

Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike.

Pra, unë paskam qenë “i mirë” sa kohë mendoja si ti, dhe “i keq” sapo mendova vetë.

Deri dje “djali i Ukshin Hotit”, sot “i koritur”, vetëm pse potencialisht nuk jam në bindjen tënde.

Kjo nuk është as respekt, as ideal: Kjo është hipokrizi.

Para pak ditësh, një mik më tha: “Andin, kujtoji të gjithë ata dashamirë të Ukshinit, kur ti s’ishe fytyrë publike.”

Dhe mu kujtuan vitet e pasluftës, sfidat që i kaloi familja jonë, kur këta “patriotë” s’e dinin as emrin tim.

Kështu që, për ta thënë qartë:

As ju, as askush tjetër, nuk ma imponon bindjen. Nuk e shes, nuk e ndërroj dhe nuk e negocioj.

Unë jam aty ku dua të jem, ku e shoh të drejtë të jem, ku mendoj se mund të jap kontributin tim për vendin.

Këto ngjarje neveritëse, nuk janë të sotit, këto reagime të neveritshme janë të kahmotshme!

Nuk e fsheh që më dhemb kur e shoh se respekti që kam marrë nga disa, në fakt paska qenë i rremë.

E vetmja herë që jam mashtruar, është kur kam menduar se disa më kanë respektuar për atë se kush jam, e jo për bindjen politike që unë kam pasur.

Ndoshta mirësjellja ime e tepruar, ndoshta heshtja ime e gjatë (që brenda ka qenë shkatërruese), ka krijuar përshtypjen se unë jam tabelë qitjeje.

Por jo, nuk jam. Thjesht kam dashur të ruaj respektin, edhe kur ai ishte i rremë.

Nuk e di nëse do të vazhdoj të jem ai që nuk jam, por uroj që nëse ndonjë ditë bëhem ai që jam, të jem përsëri i matur.

Gjithashtu lexoni:

Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Haxhiu sot mban konferencë për media

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

KosovaNewss 26/10/2025 26/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?
11:58 -24/07/2026
Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
11:18 -24/07/2026
6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?