KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoti: Mbi eshtrat e të pagjeturve është shtruar asfalt në Serbi (VIDEO)
Politikë

Hoti: Mbi eshtrat e të pagjeturve është shtruar asfalt në Serbi (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 07:35 -17/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe ky përvjetor i pavarësisë, Kosovën e gjen me njërën nga plagët më të madha të saj, fatin e personave të zhdukur. Edhe 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, familjarët e të zhdukurve vazhdojnë të jetojnë me mungesën e më të dashurve të tyre. Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, thotë se Serbia vazhdon të bëjë politikë me të zhdukurit e luftës në Kosovë.

Në një intervistë për Info Plus në RTK, ai ka thënë se Serbia po vazhdon me politikën e vjetër, atë të refuzimit të bashkëpunimit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Disa terma të përfshirë në një deklaratë që ka dalë si obligim nga tavolina e bisedimeve në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që kjo e fundit ta refuzojë nënshkrimin e saj, që prej shtatorit të vitit 2021.

Fjala është për deklaratën që i bën ligjërisht obliguese të dyja palët, që të ecin përpara në zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve dhe që kërkon hapjen e arkivave.

Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, tha se termi “persona të zhdukur me forcë” ka bërë që Serbia ta refuzojë nënshkrimin e kësaj deklarate.

 “Disa mospajtime kanë qenë, me palën serbe, dhe kryesorja ka qenë “persona të zhdukur me force” dhe jo vetëm si term, por se ky term është i vetmi term i nxjerrë nga OKB-ja, nga një konvente ndërkombëtare, që tregon saktë çka ka ndodhë në Kosovë. Në Gusht të vitit 2022 kemi arritur në një harmonizim të afërt të kësaj deklarate, dhe Kurti ka qenë i gatshëm, ashtu siç e ka thënë në media, ne momentet e fundit, Vuçiq është tërheqë, e dimë pse është tërheqë, sepse ata kanë mendua që ne nuk do të jemi të gatshëm, ata duan të bëjnë politike, dhe kanë interes të prolongojnë këtë çështje”, tha Andin Hoti, kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur

Sipas Hotit, Serbia vazhdimisht po kërkon largimin e këtij termi nga deklarata, ndërsa, ai thotë se habitet me bashkësinë ndërkombëtare që nuk e kushtëzon Serbinë me temën e të pagjeturve, marrë për bazë të gjitha faktet që Kosova i ka në tavolinë për të zhdukurit.

Gjithashtu lexoni:

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate

Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Kosova News 17/02/2023 17/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate
20:53 -01/07/2025
Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate
20:53 -01/07/2025
Gjykata urdhëron masa disiplinore kundër Real Madridit për shkak të videove që sulmojnë gjyqtarët
20:48 -01/07/2025
Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni
20:45 -01/07/2025
Vetëm një temperaturë është e përshtatshme për larjen e rrobave me ngjyra – shmangni këtë gabim të zakonshëm
20:42 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?