KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hong Kongu miraton ligjin që shtyp disidencën
Botë

Hong Kongu miraton ligjin që shtyp disidencën

Kosova News
Kosova News 16:18 -19/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ligjvënësit e Hong Kongut kanë miratuar në mënyrë unanime të martën një ligj të sigurisë kombëtare, i cili i jep qeverisë më shumë fuqi për ta shtypur disidencën.

Ligji po shihet gjerësisht si hapi i fundit në një goditje gjithëpërfshirëse politike të shkaktuar nga protestat pro-demokracisë në 2019, raportoi AP.

Legjislatura miratoi projektligjin për mbrojtjen e sigurisë kombëtare gjatë një seance të posaçme. Ligji do të zgjerojë aftësinë e autoriteteve për të ndjekur penalisht qytetarët për vepra, duke përfshirë “bashkëpunim me forca të jashtme” për të kryer veprime të paligjshme, si dhe për t’i akuzuar ata për tradhti, kryengritje, spiunazh dhe zbulim të sekreteve shtetërore, ndër të tjera.

Miratimi ka ardhur pas një ligji të ngjashëm sigurie të vendosur nga Pekini në vitin 2020, i cili tashmë ka heshtur kryesisht zërat e opozitës në qendrën financiare.

Këshilli Legjislativ i Hong Kongut, i mbushur me besnikë të Pekinit pas një rishikimi zgjedhor, nxitoi miratimin e ligjit. Që kur projektligji u zbulua më 8 mars, një komitet mbajti takime ditore për një javë, pas një apeli të udhëheqësit të Hong Kongut, John Lee, për ta shtyrë ligjin përpara “me shpejtësi të plotë”. Pas votimit, Lee tha se ligji do të hyjë në fuqi të shtunën. Miratimin ai e ka quajtur një moment historik.

Kritikët janë të brengosur se ligji do t’i shtypë edhe më shumë liritë civile të cilat Pekini kishte premtuar t’i mbrojë për 50 vjet, kur ish-kolonia britanike iu kthye ligjit kinez në vitin 1997.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 19/03/2024 19/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?