Në 27 vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me bashkëpunëtorë, bënë homazhe pranë varrit të tij, duke nderuar jetën dhe veprën e tij të ndritur në shërbim të lirisë dhe çështjes kombëtare.
Me këtë rast, nënkryetari Mjekiqi u shpreh se Fazliu ishte simbol i qëndresës dhe guximit.
“Bahri Fazliu ishte simbol i qëndresës dhe guximit intelektual. Ai jetoi dhe veproi për lirinë që sot ne e gëzojmë, dhe për këtë do të kujtohet përherë me nder dhe respekt. I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin Bahri Fazliu”, ka theksuar Mjekiqi.