Sot, në fshatin Tërstenik u mbajtën homazhe në nderim të dëshmorit të kombit, Afrim Gjoka.
Në këtë përvjetor përkujtimor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë të komunës, familjarë të dëshmorit dhe qytetarë të shumtë, bënë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Afrim Gjoka, duke vendosur buqeta me lule të freskëta në nderim të veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e atdheut.
“Emri dhe sakrifica e Afrim Gjokës do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive. T’i nderojmë dëshmorët është detyrë dhe nder për secilin prej nesh”, u shpreh kryetari Lladrovci.

