KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Historia e “Bon Vivantit” lokalit të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajlit ku po ndodhin shumë vrasje, plagosje e përleshje
Siguri

Historia e “Bon Vivantit” lokalit të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajlit ku po ndodhin shumë vrasje, plagosje e përleshje

KosovaNewss
KosovaNewss 12:16 -05/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtina u trondit mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin ”Bon Vivant”, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve. Në këtë rast ka ndërruar jetë një person ndërsa 17 të tjerë janë lënduar, kurse kanë 4 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri  të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në konflikt.

 Por kjo nuk është hera e parë që ndodhin vrasje, rrahje e plagosje në lokalin “Bon Vivant” tashmë i shëndrruar në vendin  sinonim të veprave të tilla kriminale.
Një ndër aksionerët e “Bon Vivant”  është edhe funksionari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës Uran Ismajli i cili aktualisht është nënkryetar i PDK-së dhe kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë.

Sipas të dhënave të ARBK-së, pronarë të kompanisë “Bon Vivant SH.P.K.” janë tre persona, ku 33.3 % të aksioneve janë në pronësi të funksionarit të lartë të PDK-së Uran Ismajli.

Lokali  “Bon Vivant” është shëndrruar në arenë përleshjes  ku shpesh  kanë përfunduar me plagosje dhe vrasje.

Më 13 tetor 2014 kishte ndodhur një incident i rëndë ku si pasojë  ishte vrarë Rrahman Uka, roje në atë lokal.

Sipas aktakuzës së ngritur me korrik të vitit 2015, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, akuzohen se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, vrasje të rëndë, dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata Gërdovcin e kishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa Krasniqi ishte dënuar nën cilësimin e veprës penale nga vrasje në pjesëmarrje në rrahje në kohëzgjatje prej 4 vjet e 3 muaj.

Të pandehurit Masar Gërdovci, gjykata i kishte shqiptuar dënim unik me kohëzgjatje prej 21 vjet e 8 muajve si dhe dënimin plotësues konfiskimi i armës e mbajtur në mënyrë të paautorizuar si mjet i kryerjes së veprës penale.

Më 30 dhjetor 2021 kishte ndodhur një incident tjetër ku gjatë inspektimit për masat anti-covid  ishin sulmuar fizikisht  inspektorët komunal nga sigurimi i lokalit. Incidenti përfundoi me shoqërimin në polici të drejtorit të “Bon Vivant”, Genc Gashi.

Gjithashtu lexoni:

Ambasadori britanik mbështet të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Osmani përkujton Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë

Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, vlerësohet adresimi i tyre

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve

KosovaNewss 05/08/2023 05/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli
15:01 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?