KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hetuesi serb që inspekton Policinë e Kosovës në veri
Siguri

Hetuesi serb që inspekton Policinë e Kosovës në veri

Kosova News
Kosova News 20:39 -06/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Hetuesi i Inspektoratit Policor të Kosovës nga komuniteti serb ka folur për punën e tij në zyrën rajonale në veri. Ai thotë se bashkëpunimi me qytetarët dhe Policinë e Kosovës është korrekt ndërsa shtoi se që nga vitit 2014 nuk ka pasur asnjë problem. Ndërsa zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, tha se ideja e hapjes së kësaj zyre në veri është për të reaguar sa më shpejt në rastet të cilat lidhen me pjesën veriore të vendit.

Tash e dhjetë vite pranon telefonata të tilla.

Zoran Ristiq, nga komuniteti serb, kryen funksionin e hetuesit në Inspektoratin Policor të Kosovës, që nga viti 2014.

Këtu në zyrën rajonale të Mitrovicës së veriut, Ristiq punon nga e hëna në të premten.

Ai merret me ankesa të qytetarëve në rast se zyrtarët policor të Kosovës bëjnë shkelje të rregullores së brendshme të Policisë.

Në një paraqitje të parë para medieve, hetuesi serb në IPK, thotë se ka bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e katër komunave veriore.

“Puna ime në këtë zyrë është që të kemi një bashkëpunim më të afërt me qytetarët, ashtu që më së lehti të mund të ankohen si qytetarë, nëse duan të bëjnë këtë. Për këtë arsye kemi hapur këtë zyrë që të jemi më afër qytetarëve në një mënyrë më adekuate, që të jemi sa më afër, dhe sa më lehtë, të mund të japin ankesa në IPK. Angazhohemi që kjo zyrë të jetë e hapur në periudhën e caktuar. Pra, ne jemi të angazhuar nga e hëna në të premte”, ka thënë Zoran Ristiç, hetues i IPK-së në veri.

Ai thotë që kanë një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

“Qëkur punoj në IPK, nuk kemi asnjë problem as me qytetarët, as me Policinë e Kosovës. Pra, bashkëpunimi është në një nivel të mirë. Nuk kemi problem as me Policinë, as me ndonjë grup tjetër a çfarëdo. Është një bashkëpunim i mirë mes policisë dhe hetuesve, pra gjithmonë, kur na duhet ndonjë detyrë shtesë ne e kërkojmë nga Policia dhe ata gjithmonë e ofrojnë. Pra, bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe hetuesve të IPK-së është shumë i mirë”, u shpreh Ristiç.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, theksoi se ka qenë e domosdoshme hapja e kësaj zyre në Mitrovicë të veriut.

Sipas Bekës, intervenimi më i shpejt në raste të dyshimta ku mund të jenë të përfshirë edhe zyrtarët policorë, është edhe objektivi i IPK-së.

“Ne kemi një bashkëpunim të mirë të gjithë hetuesit të cilët janë të angazhuar në kuadër të funksionimit të zyrës rajonale këtu në veri. Ideja ka qenë që të shkurtohet koha e reagimit në rast se kemi ndonjë thirrje prej qytetarëve që do të reagojnë ose dalin në vend të ngjarjes si dhe natyrisht, pjesa e natyrës preventive që nënkupton parandalim i rasteve të mundshme potenciale ku zyrtarët policor mund të jenë të përfshirë si të dyshuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.

Shtrirjen e IPK-së, në pjesën veriore të vendit, e sheh si të domosdoshme njohësi i sigurisë, Arben Dashevci.

“Kur shtrihet veprimtaria e IPK-së edhe në këtë pjesë matanë lumit Ibër, do të jetë pasqyrë e qartë e punës së Policisë së Kosovës. Sepse IPK u përgjigjët çdo ankese të pjesëtarëve, ose qytetarëve të Republikës së Kosovës pa marrë parasysh, racën apo nacionaliteti, me këtë mbështetet në kodin penal të republikës së Kosovës dhe kodin e procedurës penale”, ka thënë njohësi i qështjeve të sigurisë, Arbër Dashevci.

Përveç punës në terren, kjo zyrë rajonale e Inspektoratit Policor të Kosovës pranon edhe takime me qytetarët, të cilët shkojnë për të deponuar ankesat e tyre.\tëvë 1

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Kosova News 06/02/2024 06/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?