Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës(PSRK) ka konfirmuar se është duke e hetuar Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj për një rast të dyshuar lidhur me keqpërdorimet gjatë shpronësimit të një prone në Suharekë.
Këtë e ka konfirmuar prokurori special, Milot Krasniqi, i cili tha se bëhet fjalë për një parcelë te një rrethrrotullim.
“Është për një parcelë te një rreth rrotullim me interes publik në Komunën e Suharekës… jemi duke punuar së bashku me hetuesit”, tha për Betimi për Drejtësi, prokurori special Krasniqi.
Por i kontaktuar për këtë çështje, Muharremaj ka thënë se nuk ka informata dhe as nuk është intervistuar nga PSRK lidhur me këtë rast.
“Jo, jo, jo” tha shkurt Muharremaj.