KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale – VV-ja fajëson BE-në e AAK-ja e quan vendim të keq
Politikë

Heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale – VV-ja fajëson BE-në e AAK-ja e quan vendim të keq

Kosova News
Kosova News 09:50 -28/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendimin për heqjen e vizave për qytetarët serbë të Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë, pa u konsultuar me Kosovën. Rexhaj theksoi për Ekonomia Online se ky vendim është arbitrare dhe është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës.

Kurse, opozita po e vlerëson se ky vendim që e cenon sovranitetin e vendit, është pasojë e udhëheqjes jo të mirë të diplomacisë dhe politikës së jashtme të Kosovës.

“Kjo në fakt nuk është bërë në konsultim me Qeverinë e Kosovës. Fillimisht është vendosur në formë arbitrare, nuk janë dëgjuar dhe analizuar pra në teren të dhënat edhe analizat me aq sa unë kam informacion dhe e dyta kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë dhe minim në sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rexhaj.

Rexhaj ka deklaruar institucionet ndërkombëtare po kanë më shumë konsideratë për Serbinë se sa për Kosovën, e kjo po ndodh pavarësisht asaj se Serbia duket hapur se është pala jokonstruktive.

“Është e papranueshme, ne jemi shtet i pavarur dhe natyrisht kemi marrëdhënie bilaterale me BE-në dhe mendoj që në këtë kuptim edhe atëherë kur është bisedu pala e Kosovës i ka dhënë arsyet e veta dhe në fakt kjo është zhvendos në formë automatike të shpejt dhe e ripërsërisë edhe njëherë duke e minu pra sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rexha.“Tash Qeveria me institucionin ndërkombëtar do të bisedojë në kuptimin e dialogut, mirëpo ne shprehim indinjatën e thellë sepse përballë kërkesave të Serbisë BE-ja gjithmonë, sidomos kohëve të fundit pra, po duket sikur po e ledhaton Serbinë. Dhe marrë parasysh se Serbia po është pala jokonstruktive në dialog, e cila po e sulmon Kosovën në aspektin e sovranitetit dhe të përfaqësimit ndërkombëtar, e në anën tjetër mendoj që në këtë rast është dashur që ta themi në minimum të bashkëbisedimit të pyetet pra Kosova sepse po merret një vendim për qytetarët e Kosovës sepse pa dallim qytetarët serb që jetojnë në Republikën tonë janë edhe qytetarë të Kosovës, pra janë kosovarë”, ka vijuar deputeti.

Ndërsa, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se ky vendim nga Bashkimi Evropian është një alarm për Qeverinë dhe në rast të praktikimit të saj, atëherë do të jetë një hap i radhës në acarim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shtuar se ky vendim po ndikon drejtpërdrejt në cenim të sovranitetit.

“Ky është një vendim shumë i keq për Kosovën në veçanti është vendim i keq edhe për Bashkimin Evropian për shkak se praktikisht po e cenon sovranitetin e vendit duke u përzier në mënyrë flagrante drejtpërdrejt në dokumentet e udhëtimit jashtë vendit”, ka shtuar ai.

Dreshaj për këtë vendim ta pafavorshëm në drejtim të Republikës së Kosovës ka thënë se një faj bie mbi udhëheqjen jo të duhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e që sipas tij ky dikaster nuk po udhëhiqet nga drejtuesit, mirëpo atë po e bën presidentja Vjosa Osmani.

“Mendoj se është dështim i politikës së jashtme të vendit, nuk kemi asnjë njohje asnjë prononcim, asnjë promovim praktikisht politikën e jashtme është duke e udhëhequr zonja Osmani, presidentja e vendit ndërsa Qeveria është krejtësisht e anashkaluar. Unë i shoh si vizita të cilat i kanë shërbyer vendit në drejtim të internacionalizimit të çështjes së vendit”, ka thënë deputeti Dreshaj.

Gjithashtu lexoni:

EKSKLUZIVE (I): Familja e ish-kryeprokurorit të Prizrenit, sot prokuror special, Admir Shala, ndërton rezidencë luksoze në tokë të Komunës – institucionet mbyllin sytë

AAK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetarë në 11 komuna

Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive

Kryediplomati kroat: Anëtarësimi i Kosovës në KE eliminon një boshllëk të madh

Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës

Kosova News 28/07/2024 28/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

EKSKLUZIVE (I): Familja e ish-kryeprokurorit të Prizrenit, sot prokuror special, Admir Shala, ndërton rezidencë luksoze në tokë të Komunës – institucionet mbyllin sytë
20:36 -26/06/2025
AAK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetarë në 11 komuna
20:02 -26/06/2025
NATO-ja vendosi 5% për mbrojtjen, këto janë vendet që shpenzojnë më shumë dhe më pak
19:43 -26/06/2025
Gjermania vazhdon qëndrimin në KFOR: Ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim
19:36 -26/06/2025
Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive
19:31 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?