Eurodeputeti Lukas Mandl ka falënderuar qytetarët e Kosovës për durimin e tyre, pas miratimit të djeshëm të vendimit për vizat në Parlamentin Evropian.
Ai, në një postim në Tëitter, ka shkruar se një hapi tjetër mund të jetë edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe OKB.
“Faleminderit popullit të Kosovës për durimin e tij. Së paku një nga shumë hapa përpara më në fund u hodh drejt integrimit të plotë të Kosovës në BE. Hapi tjetër mund të jetë anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe OKB”, ka shkruar Mandl.
Thanks to the people for Kosovo for their patience. At least one step of many ahead was finally taken towards to full integration of Kosovo in the EU. The next step might be the memberships in the Council of Europe and the UN. #Kosovo #Kosova #Europe #EU #RotWeissRot in #Europa https://t.co/MWYflHkxTi
— Lukas Mandl (@lukasmandl) April 19, 2023


