KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Heqja e vizave – paralajmërohet fluks i ikjes së mjekëve, për pesë muaj vendin e lanë 88 profesionistë
Politikë

Heqja e vizave – paralajmërohet fluks i ikjes së mjekëve, për pesë muaj vendin e lanë 88 profesionistë

KosovaNewss
KosovaNewss 08:39 -22/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga janari e deri në prill, sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, nga vendi janë larguar 88 mjekë. Pleurat Sejdiu, që udhëheq me këtë institucion tha se kjo shifër e kalon numrin e ikje gjatë vitit të kaluar.

Sipas tij, në krejt vitin 2022 nga Kosova ishin larguar 211 mjekë të profileve të ndryshme. Madje ai paralajmëron se pas heqjes së vizave nga janari i 2024 do të rritet dinamika dhe numri i largimeve.

“Lehtësimi i këtyre komunikimeve me siguri që do të rrit dinamiken dhe numrin e largimeve. Vitin e kaluar kemi pasur 211 me gjitha ato bllokada të komunikimeve, këtë vit deri me ditën e sodit kemi 88 që e kalon mesataren e viti të kaluar, katër mujorin e parë. Presim një numër më të madh se vitin e kaluar. Arsyet të cilat kanë qenë vitin e kaluar dhe janë po të njëjtat është çështja e papunësisë, kemi një numër të madh të mjekëve afër 400 mjek janë të pa punë”.

Sipas tij, Kosovën e kanë lënë në shumicën e rasteve të papunën pa përjashtuar edhe profesionistët, por që thonë edhe përkundër mungesave të pa punë vazhdojnë të jenë rreth 400 mjekë.

- Reklamë -

Madje thotë se vazhdon të jetë çudi se si komunat që kanë më së shumti nevojë për staf në këtë sektorë vetëm ankohen e nuk shpallin konkurse për pranimin e mjekëve të rinj.

“Pjesa më e madhe e këtyre që largohen janë nga kjo kategori, që janë të pa punë. Pastaj janë specializantët, ata që janë në vitin e dytë të tretë, të specializimeve nuk janë të kënaqur me kualitetin e shkollimit specialisti që ju ofrohet këtu në Kosovë dhe është gjenerata më kërkuese se gjenerata e jonë dhe ky është një numër i madh i tyre, edhe arsyet pse largohen. Arsyeja e tret janë kushtet e punës dhe paga”.

“Punësimi i këtyre të rive, është e habitshme si është e mundur kur të gjitha komunat dhe komunat janë ato të cilat janë punëdhënësit kryesor të këtyre kategorive që po largohen. Të hap konkurse për mjek sepse kanë nevojë për mjek, vetë kanë shprehur brengen se nuk kanë mjek dhe këta duhet të punësohen. Kanë nevojë edhe për infermier por më pak. Pjesa e dytë është ndryshimi në kualitet flas të shkollimit specilaistik, ku duhet shteti të ofrojë më shumë bursa apo mbështetje financiare për shkollimin e tyre në vitin e fundit jashtë vendit siç ka qenë çdo herë”.

Përderisa deputeti i AAK-së, Shemsedin Dereshaj, thotë se kushdo që e ka në plan të largohet e gjen mënyrë, edhe nëse nuk ha liberalizim.

Por thotë se heqja e vizave është masë lehtësuese dhe shumë e favorshme për të pasur një fluks më të madh të shkuarjes se profesionistëve jashtë vendit, raporton eo.

“Unë mendoj që kush e ka plan të largohet jashtë vendit e gjen rrugën që të shkojë. Realisht ky është një lehtësim për qytetarët tanë të lëvizin lirshëm. Sa i përket stafit profesional mjekësor dhe infermeror ata kanë pasur oferta edhe më herët kanë lëvizur, por një rrethanë e tillë ka gjasa që në rrethanat të cilat i kemi sot pas telasheve me ligjin e pagave është e mundur që të kemi një fluks më të madh të shkuarjes së profesionistëve jashtë vendit”.

Ikja e mjekëve, thotë ai duhet të merret me shqetësim ngase, nevojiten gjashtë vjet që ta “prodhojmë” një mjek ose katër vjet për një infermier.

“Kjo është shumë shqetësuese për vendin dhe duhet që të jetë shumë shqetësuese, për shkak se neve na nevojitet gjashtë vite që ta prodhojmë një mjek ose katër vite për një infermier. Ndërsa vetëm deri me tash këta tre muajt e para i kemi mbi 60 mjek dhe një numër te konsiderueshëm të infermiereve të cilët kanë shkuara në vendet e tjera”.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

KosovaNewss 22/04/2023 22/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?