KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxholli për vdekjen e të riut kosovar: Serbia, vendi më i pasigurt dhe më i rrezikshëm në Evropë
Politikë

Haxholli për vdekjen e të riut kosovar: Serbia, vendi më i pasigurt dhe më i rrezikshëm në Evropë

Kosova News
Kosova News 21:44 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia është vendi më i pasigurt dhe më i rrezikshëm në Evropë, për këdo nga Republika e Kosovës, ka thënë të enjten sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, pas lajmit se një 19-vjeçar nga Kosova vdiq si pasojë e therjes me thikë në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

“Nuk ka gjë më të trishtë, se kur një i ri humb jetën, duke ëndërruar një jetë më të mirë. Tragjedi! Nga Beogradi, Serbia, e them se Serbia, për këdo nga Republika e Kosovës, është vendi më i pasigurt dhe më i rrezikshëm në Evropë. Kështu do të mbetët derisa fryma anti-Kosovë, në Serbi, frynë në veri, jug, lindje dhe perëndim të këtij vendi”, ka shkruar ai në Facebook. “Nuk ka rëndësi çfarë pasaporte keni, nëse flisni shqip, jeni nga Kosova dhe keni shkelur brenda kufijve të këtij vendi, ju keni vendosur jetën tuaj dhe të bashkudhëtarëve tuaj në lojë”.

Sh.M. u ther për vdekje në fshatin Batrovc, kanë raportuar mediumet serbe të enjten. Ai dyshohet se ishte me një shok të tij gjatë kohës kur ishte sulmuar. Policia në Serbi ka thënë se po punon për zbardhjen e vrasjes.

Për rastin ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që ka thënë se rrethanat për vdekjen e tij s’janë sqaruar ende, por se s’ka indikacione për vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?