KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Të flasim me një zë për fenomenin e dhunës në familje
Siguri

Haxhiu: Të flasim me një zë për fenomenin e dhunës në familje

Kosova News
Kosova News 21:50 -09/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha sot në një tryezë se Ministria e Drejtësisë si institucion bartës, mbetet e përkushtuar në përmbushjen e agjendës dhe realizimin e aktiviteteve të parapara për fushatën ‘16 ditë e Aktivizmit’ që ka të bëjë me të drejtat dhe barazinë gjinore.

Këto komente ministrja Haxhiu, i ka bërë sot në tryezën e organizuar nga Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore, ku ka marrë pjesë së bashku me zëvendësministren Nita Shala, e cila është edhe koordinatore nacionale kundër dhunës në familje.

Sipas një njoftimi të MD-së, tryeza është mbajtur me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për fushatën “16 Ditë e Aktivizmit”, fushatë kjo kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.

“Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, është tejet me rëndësi që t’i bashkërendojmë aktivitetet dhe të flasim me një zë sa i përket fenomenit të dhunës në familje me qëllim që të jemi sa më të unifikuar”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu e cila, e ka shpalosur agjendën e aktiviteteve të planifikuara nga Ministria e Drejtësisë.

- Reklamë -

Në fjalën e saj, zëvendësministrja Shala, e cila njëherit është edhe Koordinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje tha se fenomeni i dhunës në familje kërkon një angazhim të koordinuar institucional por, edhe qytetar. “Sensibilizimi kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore mbetet kyç në garantimin e suksesit drejt luftimit të këtij fenomeni”, ka theksuar Shala.

Gjatë kësaj tryeze, pjesëmarrësit kanë shpalosur aktivitetet të cilat parashihet e tjera që do të mbahen gjatë 16 ditëve të fushatës kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore. Këto aktivitete, do të zhvillohen në nivel të mbarë vendit.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Kosova News 09/09/2022 09/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?