KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu thotë se sistemi i drejtësisë nuk po i kryen detyrat, po e bojkoton shtetin
Siguri

Haxhiu thotë se sistemi i drejtësisë nuk po i kryen detyrat, po e bojkoton shtetin

Kosova News
Kosova News 22:00 -03/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për dy vrasjet makabre të dy grave, që ndodhën në Kosovë brenda një jave.

Haxhiu ka drejtuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë.

E para e drejtësisë në vend, ka theksuar se si pasojë e neglizhencës së këtij sistemi, dhunuesit po shndërrohen në vrasës.

Haxhiu duke folur për vrasjen makabre të Hamide Magashit, nga ish- bashkëshorti një ditë para se ajo të lindte fëmijën e saj, ka theksuar se posa ka ndodhur kjo vrasje është mbledhur grupi ndërministror. Megjithatë, ka shtuar ajo, se nga sistemi i drejtësisë askush nuk ka marrë pjesë.

“Ne menjëherë pasi ka ndodhur ky rast, jemi mbledhur si grup ndërministror, dhe në bazë të raportimeve që kemi pranuar nga institucionet tjera, edhe pse institiucionet e drejtësisë fatkeqësisht nuk e marrin mundin që të adresojnë shqetësimet e përbashkëta që kemi. Realisht tregojnë mungesë të ndërgjegjies morale e profesionale, duke e bojkotuar shtetin. Edhe në takimin që e kishte ftuar presidentja, ata nuk morën pjesë fare”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, në bazë të informacioneve, del që viktima, e ndjera (Hamide Magashi) e kishte raportuar rastin në korrik të këtij viti, dhe i dyshuari asokohe për dhunë në familje, është liruar në procedurë të rregullt, pavarësisht pse viktima ka pasur dhunë psiçike e fizike.

“Një dhunues, shndërrohet në vrasës, sepse sistemi i drejtësisë nuk i kryen detyrat e tyre. Sepse sistemi i drejtësisë ballafaqohet me një mentalitet patriarkal, ku paragjykojnë dhe neglizhojnë rastet e dhunës në familje”, ka theksuar Haxhiu.

Albulena Haxhiu në “Blic Interview”, ka theksuar se sfidën më të madhe si ministre e ka me sistemin e drejtësisë, i cili sistem sipas saj, nuk është i interesuar t’i kryej detyrat.

“Tash unë si ministre e Drejtësisë, sfidën më të madhe, të cilën duhet ta them hapur dhe me zë të lartë, se sistemi i drejtësisë nuk janë të interesuar t’i kryejnë detyrat e tyre”, tha ajo.

Haxhiu ka shtuar se “siç duket tash së fundi ata kanë treguar se për cka janë të interesuar”.

“Ata janë të interesuar vetëm që ta ruajnë interesin e tyre edhe material, duke u treguar shumë të shpejtë që ta pezullojnë vendimin e qeverisë për pagat e tyre”, tha ajo,

Tutje Haxhiu shton se të vepronin ashtu për rastet e dhunës, pasojat do të ishin më të vogla.

Haxhiu për dhunën në familje: Mbesim të shqetësuar, fenomen që po shkatërron shoqërinë

Gjithashtu lexoni:

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Kosova News 03/12/2022 03/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare
20:46 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?