KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Mbi 60 raste të dhunimeve seksuale në proces të hetimit
Siguri

Haxhiu: Mbi 60 raste të dhunimeve seksuale në proces të hetimit

Kosova News
Kosova News 19:39 -18/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nisja e vonuar e dokumentimit të krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës është ritheksuar të martën, në konferencën ndërkombëtare me temë “Dokumentimi i dhunës seksuale në konflikt: standardet dhe praktikat”.

Në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës është adresuar thirrja që Ukraina, shtet ky i përfshirë aktualisht në luftë, të mos e ndjekë shembullin e Kosovës.

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bëri të ditur se deri më tani në Kosovë janë dokumentuar rreth 900 raste të të mbijetuarve të këtij krimi.

“Jemi pikërisht sot për të treguar se krimet e dhunës seksuale duhet të dokumentohen. Duhet të dokumentohen për faktin që këtyre grave dhe burrave, të cilët e kanë përjetuar këtë krim, më vonë ju duhet dëshmi, qoftë për qasjen në drejtësi, qoftë për ndryshime ligjore, reparacion dhe për t’u përfshirë në drejtësinë transicionale. Krimet e dhunës seksuale janë pjesë e pandarë e luftës, por në rrethana lufte dhe pas luftës janë krime më të papërfolura dhe më të padukshme në historinë e njerëzimit”, tha Rushiti.

- Reklamë -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, adresoi kritika ndaj institucioneve, teksa pretendoi se në proces tani janë 62 rastet për dhunime seksuale, ndërsa është shqiptuar vetëm një dënim për krime lufte.

“Dokumentimi i krimeve seksuale nuk është i lehtë, as për të mbijetuarit e as për ata të cilët janë të angazhuar, për shkak se kemi të shprehur mundësinë e ritraumatizimit, sepse nuk është e lehtë teksa një i mbijetuar flet për traumat që ka përjetuar. Për gjithë ne të cilët jemi të përfshirë në këtë proces, qëllim parësor kemi krijimin e një hapësire ku të mbijetuarat ndihen të sigurta të flasin për përjetimet e tyre. Janë vetëm 62 raste në proces për dhunime seksuale dhe vetëm një dënim për krime lufte”, tha Haxhiu.

E Thomas Kolly, ambasador i Zvicrës në Kosovë, ka kërkuar që të mbijetuarve t’u ofrohet drejtësi.

“Brenga e të mbijetuarve duhet të jetë në qendër të dokumentimit. Dokumentimi u ofron viktimave një zë, mbrojtja e viktimave – kryesisht u përmend mbrojtja e të dhënave dhe anonimiteti dhe së fundmi mbështetja psikologjike. Duke dhënë dëshmi, kjo është e dhimbshme dhe rreziku për rikthim të traumave është shumë i lartë, mbështetja psikologjike është e domosdoshme. Të luftojmë stigmatizimet e ndryshme, dhe kjo duhet të bëhet në të gjitha nivelet. Këtu mendoj për stigmatizimin e anëtarëve të familjes dhe nga e tërë shoqëria”, tha ambasadori zviceran.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe organizata të tjera partnere kanë mbledhur për tre vjet rresht të dhëna për rreth 900 të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Bazuar në këto raste të dokumentuara, 844 viktima janë gratë, ndërsa 56 janë burrat.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Kosova News 18/10/2022 18/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?