Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në vitin 2022.
Haxhiu ka njoftuar se vendimi është marrë pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka deklaruar Haxhiu.
Vendimi formalizon largimin nga detyra të gjyqtarëve që kishin paraqitur dorëheqjet katër vjet më parë.

