Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar ulje të rasteve korruptive.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu është shprehur se përderisa në Ballkanin Perëndimor është shënuar rritje e rasteve korruptive, në Kosovë ka ndodhur e kundërta.
“Së fundmi, sipas Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI është raportuar se Republika e Kosovës është i vetmi vend me rënie të rasteve korruptive, ndërkohë që për 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është shënuar rritje e tyre”, ka shkruar Haxhiu duke e bashkëngjitur edhe infografikën.