KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu dhe Kurti në Shtuticë: Serbia kreu gjenocid, drejtësia të veprojë
Lajme

Haxhiu dhe Kurti në Shtuticë: Serbia kreu gjenocid, drejtësia të veprojë

Kosova News
Kosova News 11:25 -30/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas homazheve të mbajtura në nderim të dëshmorëve, në 27-vjetorin e masakrës në Shtuticë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Serbia ka ushtruar gjenocid ndaj popullatës së pafajshme civile në Kosovë.Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe të ndëshkohen përgjegjësit për krimet e kryera gjatë luftës.

Haxhiu theksoi se Serbia ka ushtruar gjenocid mbi popullatën civile, duke mos kursyer askënd.
“Vrasjet e foshnjave, fëmijëve, vajzave, grave e pleqve janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Më 30 prill 1999, në mbrojtje të civilëve të paarmatosur dhe të pafajshëm, ranë 42 ushtarë të UÇK-së, tashmë dëshmorë të kombit. Në mesin e tyre ishte edhe heroi Ilaz Kodra, i cili udhëhoqi Brigadën 114. Janë ata që e bënë të mundur që sot ta kemi shtetin e Kosovës, lirinë dhe pavarësinë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Kurti deklaroi se edhe pas 27 vjetësh po shënohen përparime në arrestimin dhe gjykimin e kriminelëve serbë, përfshirë edhe gjykime në mungesë.
“Ka përparime sa i përket fatit të të pagjeturve, të zhdukurve me dhunë, por edhe sa i përket ndëshkimit të kriminelëve të Serbisë. Duhet bërë më shumë dhe duhet vepruar më shpejt nga Prokuroria dhe Gjyqësori. Dëshmitë janë këtu, por dëshmitarët po plaken, e shumë prej tyre edhe po vdesin. Prandaj duhet të ngutemi që drejtësia të vihet sa më parë në vend”, tha Kurti.

Ai shtoi se nuk duhet harruar se gjenocidi i Serbisë gjatë viteve 1998-1999 ishte i katërti dhe i fundit, por sipas tij, paraprakisht kanë ndodhur edhe tri të tjera ndaj popullit shqiptar ndër breza.

“Siç thuhet edhe në këtë memorial, gjaku i tyre është shndërruar në dritën e lirisë që na e ndriçon rrugën përpara, na e përkujton prej nga vijmë dhe na e bën të qartë se ku shkojmë. Republika e Kosovës,
demokratike dhe e pavarur, shtet i orientuar drejt BE-së dhe NATO-s, i ka rrënjët e lirisë dhe themelet e institucioneve në gjakun e këtyre dëshmorëve dhe martirëve”, deklaroi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga

Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Kosova News 30/04/2026 30/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?