KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hasani kryesoi takimin e Këshillit të Sigurimit: Rinia përfaqëson 100 për qind të ardhmen e Shqipërisë
Rajon

Hasani kryesoi takimin e Këshillit të Sigurimit: Rinia përfaqëson 100 për qind të ardhmen e Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 23:56 -14/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, kryesoi takimin e Këshillit të Sigurimit, ku theksoi rëndësinë e fuqizimit të të rinjve në jetën politike dhe jo vetëm.

Hasani u shpreh se të rinjtë janë ata që preken të parët nga konfliktet, teksa nënvizoi se fuqizimi i të rinjve mbetet thelbësor për arritjen e pajtimit dhe ndërtimin e paqes në rajon.

“E vetmja mënyrë për të bërë përpara, t’u sigurojmë të rinjve hapësirën për veprim të përbashkët. Askush nuk është më i interesuar në projektimin e së ardhmes sesa rinia. Të rinjtë mund të kontribuojnë në promovimin e diversitetit dhe vlerave demokratike në rajon. Rinia shqiptare përfaqëson 30% e popullsisë, por 100% të ardhmen. Fuqizimi i rinisë, investimi më i mirë për një të nesërme më të ndritshme”, tha ai.

Takimi i bashkorganizuar me Gjermaninë e Francën në kuadër të KS me temë “Fuqizimi i të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit, paqes dhe stabilitetit: formësimi i një të nesërme më të ndritshme” ishte një mundësi e mirë për të pranishmit për të diskutuar format dhe mënyrat e fuqizimit të të rinjve.

Shqipëria mbyll më 31 dhjetor mandatin e saj dyvjeçar si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe takimi i sotëm erdhi në kuadër të dhjetorit, muajit të rinisë.

Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare vendi ynë me përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në punimet e Këshillit ka dëshmuar qartë se i përket një aleance vlerash politiko-strategjike të konsoliduara prej vitesh, si një vend që ka bërë dhe vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm për paqen dhe stabilitetin global, duke pasur si prioritet rajonin, kontinentin evropian e më gjerë.

Ky mandat në Këshill ofroi mundësinë për të forcuar marrëdhëniet tona me partnerët dhe aleatët tanë strategjikë, por në të njëjtën kohë edhe për të zhvilluar pozicione në lidhje me çështjet dhe situatat në mbarë botën./atsh

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 14/12/2023 14/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator
13:15 -16/07/2026
Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë
12:49 -16/07/2026
Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?