KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hasani: Drejtori e re për politikat që kanë në qendër shqiptarët në rajon
Rajon

Hasani: Drejtori e re për politikat që kanë në qendër shqiptarët në rajon

Kosova News
Kosova News 17:26 -27/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve “Diplo 2024”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i ftuar në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”.

Ministri Hasani theksoi se qeveria shqiptare vlerëson dhe respekton rolin e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktorë dhe aktorë pro aktivë në hartimin dhe implementimin e politikave, si në rrafsh lokal ashtu dhe rajonal.

“Tirana nuk ndërhyn në çështjet e brendshme dhe në dialogun e brendshëm të shqiptarëve kudo që ata janë. Ne përpiqemi të angazhohemi dhe të flasim me motrat dhe vëllezërit tanë për një çështje shumë të rëndësishme që është integrimi i euroatlantikut. Të gjitha forcat politike shqiptare kudo ku ata janë, kanë qenë promotorët e zhvillimit dhe zhvendosjes së shoqërive të tyre, drejt familjes evropiane”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar Hasani u shpreh se MEPJ ka filluar një projekt serioz për të krijuar një departament i cili do të merret ekskluzivisht me shqiptarët në rajon.

“Ky departament do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e luginës, me vëllezërit dhe motrat në Kosovë, me situatën në Mal të Zi. Ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës, do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në mënyrë që edhe realitete të tjera të cilat kanë nevojë për vëmendjen e shtetit shqiptar, të jenë të mirë përfaqësuara brenda këtij viti”, tha MEPJ, Igli Hasani.

Pjesë e panelit ishin edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i RMV, Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, doktori i Historisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Lutfiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të palës shqiptare për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“E ndiejmë mbështetjen dhe fokusin e Shqipërisë dhe Kosovës. Unë besoj që është koha që Kosova dhe Shqipëria të hartojnë një strategji kombëtare përmes së cilës i qasen interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Në konferencën e ambasadorëve në panele të veçanta është diskutuar roli i diplomacisë në zhvillimin e turizmit, promovimin e kulturës apo hapat e hedhur nga Shqipëria në çështjet e sigurisë/ atsh

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 27/08/2024 27/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?