Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka deklaruar se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë.
“Ne kemi shqyrtuar provat. Ne i dimë standardet ligjore. Dhe nuk ka dyshim se këto janë krime kundër njerëzimit”, ka thënë Harris gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.
“SHBA-ja ka përcaktuar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit”, ka shtuar ajo.
Harris ka thënë se ShBA-ja do të vazhdojë t’i mbështesë hetimet ndërkombëtare për veprimet e Rusisë në Ukrainë.
“Unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në këto krime, do të mbaheni përgjegjës”, ka deklaruar Harris në Mynih.


