Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris fitoi mbështetjen e 99 për qind të votave të delegatëve pjesëmarrës në votën virtuale të Komitetit Kombëtar Demokratik, njoftuan mbrëmë kryetari i DNC-së Jaime Harrison dhe kryetari i konventës Minyon Moore. Harris, e cila nuk ishte kundërshtare për nominimin, fitoi 4,567 delegatë nga i gjithë vendi.
Pasi këtij votimi, ajo sot zgjodhi guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat për nënpresident nga pjesa qendrore e Amerikës, në një përpjekje të dukshme për të zgjeruar bazën e votuesve duke tërhequr votuesit ruralë, të bardhë, njoftojnë mediat amerikane duke iu referuar burimeve me dijeni për këtë çështje.
60 vjeçari Walz, një veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane dhe ish-mësues, u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2006, duke fituar në një distrikt me prirje republikane dhe shërbeu për 12 vjet përpara se të zgjidhej guvernator i Minesotës në vitin 2018.
Harris, gruaja e parë dhe politikania e parë me prejardhje afrikano-amerikane dhe indiane që shërben si nënpresidente, e ndërkaq bëhet kështu gruaja e parë jo e bardhë si kandidate zyrtare e njërës prej partive kryesore.
Lista e kandidatëve për nënpresident ishte ngushtuar mes guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro dhe guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, i thanë agjencisë Reuters disa burime të hënën, njofton VOA.


