KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hargreaves kujton Bajram Qerkinin dhe përkushtimin e Britanisë për drejtësi
Lajme

Hargreaves kujton Bajram Qerkinin dhe përkushtimin e Britanisë për drejtësi

KosovaNewss
KosovaNewss 19:44 -29/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe qytetarët e saj me pasojat e konfliktit të viteve 1990”. Kështu theksoi sot ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili mes tjerash kujtoi të ndjerin Bajram Qerkini,udhëheqësin e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur.

“Ndërsa sot shënuam Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ne kujtuam bacën Bajram—një baba që kurrë nuk ndali së kërkuari për djalin e tij të zhdukur, dhe që u bë zëri i familjeve në mbarë Kosovën dhe më gjerë”, shkroi Hargreaves.

Ai shtoi se trashëgimia e Bajram Qerkinit duhet të vazhdojë. “Diskutuam për nevojën që të gjithë ne të vazhdojmë trashëgiminë e tij—të rrisim vetëdijen, të hapim dyer dhe të inkurajojmë institucionet në Kosovë dhe Serbi të punojnë së bashku për të hequr pengesat që ndalojnë njohjen e së vërtetës.”

Ambasadori gjithashtu theksoi përkushtimin e Britanisë së Madhe ndaj përballimit të së kaluarës.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj me pasojat e konfliktit të viteve 1990, sepse ne e njohim se përballimi i së kaluarës është thelbësor për ndërtimin e një të ardhmeje sa më të mirë”, theksoi diplomati britanik.

Ai falënderoi UNDP-në, institucionet e Kosovës dhe të gjithë partnerët lokalë për përpjekjet e vazhdueshme drejt aksesit në drejtësi, përkujtimit gjithëpërfshirës dhe sigurimit që të gjithë së bashku punojnë për një të ardhme paqësore për të gjithë.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror

KosovaNewss 29/08/2025 29/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?