Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, një urim ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar, që si shoqëri të rritet ndërgjegjësimi për rolin jetik që mësimdhënësit japin çdo ditë për arsimimin dhe zhvillimin e gjeneratave.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se gjatë historisë së popullit shqiptar, mësimdhënësit ishin ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi të tilën nga klasa e katërt (IV).
“Gjatë historisë së popullit tonë, ishin mësimdhënësit ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Janë pikërisht mësimdhënësit tanë që edhe në kohë të errëta të robërisë nuk reshtën së punuari në përhapjen e diturisë, duke u bërë udhërrëfyes për shumë gjenerata në përpjekjet tona për liri e pavarësi”, ka thënë Haradinaj.



