Me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit, Ramush Haradinaj i ka uruar gjithë bashkëluftëtarët, me ç’rast ka publikuar edhe një fotografi nga koha e luftës, e ku duket krejt ndryshe nga sot.
“Të dashur bashkëluftëtarë, Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.



