KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj: Serbia do t’i shfrytëzojë vendet mosnjohëse
Politikë

Haradinaj: Serbia do t’i shfrytëzojë vendet mosnjohëse

Kosova News
Kosova News 13:47 -23/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova zyrtarisht është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO, ku pritet të bëhet anëtare e asociuar e aleancës. Për këtë Serbia e ka dërguar një letër duke pretenduar se dhënia e statusit për Kosovën do të ishte vendim i dëmshëm si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht për proceset e stabilizimit dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për letrën e dërguar nga Serbia në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të cilën e sheh se veprim për “shkak të gabimeve të Kosovës”.

“Serbia është e inkurajuar prej gabimeve të Kosovës, prej gabimeve të Kurtit dhe ajo shkon në një hap më tutje, pra më shumë minuse t’i quaj kështu sepse një letër e tillë sepse Serbia me siguri ka përgatit, nuk sjellë letra e para, pra me siguri ata gjatë gjithë kohës kanë dërguar raporte gjoja se Kosova vepron kundër të drejtave të komunitetit serb apo edhe zhvillimeve tjera, pra e kemi paralajmëruar me kohë thellimin e humbjeve për Kosovën”, thotë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për mundësinë që ky proces të dështojë si në rastin e Këshillit të Evropës. Ai ka thënë se Serbia do t’i shfrytëzojë vendet mosnjohëse.

“Ne nuk kemi çështje tani për tu diskutuar sepse nuk ka një proces kontraktual por p.sh ka vende skeptike dhe jo njohëse do ta shfrytëzojnë edhe pozicionin e Serbisë për shkak se ju e dini se për anëtarësim në NATO ka rendësi marrëdhëniet nder fqinjësore sikurse për marrëveshje tjera”, thotë Haradinaj.

Në agjendën e publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s temë diskutimi do të jenë edhe sfidat në Ballkanin Perëndimor.

“Asambleja pritet të miratojë një reformë të thellë të partneriteteve dhe të vendosë për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës për t’u bërë anëtare të asociuara”, thuhet në agjendë.

Përveç sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, temë diskutimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jenë edhe strategjitë për të mbështetur partnerët e NATO-s.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?