KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj premton përmirësimin e bazës ligjore për personat me nevoja të veçanta
Lajme

Haradinaj premton përmirësimin e bazës ligjore për personat me nevoja të veçanta

KosovaNewss
KosovaNewss 18:55 -03/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Gjilan, ka vizituar edhe Shoqatën HANDIKOS.

Haradinaj ka thënë se është informuar nga kreu i HANDIKOS-it për sfidat me të cilat përballet kjo kategori e shoqërisë.

“Në Gjilan, u pritëm përzemërsisht në shoqatën HANDIKOS nga kryetari i saj Fatmir Shurdhani, ku qëndrova i shoqëruar nga kryetari i Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica e kolegë të tjerë. Takimi me këta njerëz të mrekullueshëm e plot ide ishte shumë frytdhënës. Z. Shurdhani na informoi hollësisht për situatën e personave me nevoja të veçanta, duke përfshirë aspektin ligjor”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kjo kategori e shoqërisë sonë përballet me neglizhencë nga institucionet.

 “Është e papranueshme që kjo pjesë e ndjeshme e shoqërisë sonë, përballet me neglizhencë nga institucionet. Ligji aktual, e po ashtu edhe skemat aktuale pensionale dhe sociale nuk reflektojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve e as koston reale të jetesës, veçanërisht atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit. Programi ynë parasheh përmirësimin e bazës ligjore për personat me aftësi të kufizuara, si dhe rritje 50% në të gjitha skemat pensionale dhe sociale”, është shprehur Haradinaj.

Ai është zotuar se pas 9 shkurtit do të ndërtojnë një Kosovë që kujdeset për të gjithë.

“Bashkërisht, pas 9 shkurtit, do të ndërtojmë një Kosovë që kujdeset për të gjithë qytetarët e saj”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexoni:

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit

Kurti: Suksesi i Kosovës pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s

Reuters shkruan për vendimin e Kosovës që të pranojë migrantë të deportuar nga SHBA-ja

Qeveria ndan 10 mijë euro për familjen e Bujar Bukoshit

KosovaNewss 03/10/2024 03/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
23:11 -11/06/2025
Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit
22:48 -11/06/2025
Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare
22:45 -11/06/2025
Kurti: Suksesi i Kosovës pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s
22:14 -11/06/2025
Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE
21:48 -11/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?