KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj po thotë se pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”
Politikë

Haradinaj po thotë se pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Kosova News
Kosova News 13:32 -24/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita nuk ka arritur të krijojë një marrëveshje të përbashkët politike dhe një kandidat të përbashkët, duke vlerësuar se në këto rrethana vendi do të vazhdojë të udhëhiqet nga agjenda e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haradinaj ka theksuar se vetëm një bashkim i opozitës me një kontratë të qartë politike dhe me një kandidat të përbashkët për president mund të ndryshojë situatën aktuale politike në vend.

“Ne po jetojmë në epokën Kurti, që i vjen ai kur ka një, 40% ose mbi 40 deputetë, do ta zbaton agjendën e tij në Kosovë. Ndikimi jonë, ose ne do të mundshim me jetu jo vetëm në epokën e tij por edhe në epokën e të tjerëve, sikur të kishim një kontratë të përbashkët si opozitë. Pra, AAK dhe LDK, PDK, edhe një plan konkret, një kandidaturë konkrete”, tha ai.

Sipas tij, mungesa e një alternative të organizuar opozitare po i jep mundësi Kurtit të vazhdojë me politikat e tij dhe ta çojë vendin sërish në zgjedhje.

“Përderisa nuk kemi, një kontratë edhe s’kemi një ofertë, ne jetojmë në epokën Kurti, në agjendën Kurti dhe ai do ta zbaton atë që di më së miri, një lloj eksperimentimi me Kosovën e do të na dërgon në zgjedhje prapë. Pra kjo është ajo që e di edhe ajo që po ndodh. Nga përvoja ime politike e gjatë unë po e lexoj këtë”, tha ai.Haradinaj ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se opozita mund të bëhet faktor vendimtar nëse arrin marrëveshje të përbashkët.

“Opozita mundet pra, me hy e me qenë faktor në marrjen e fatit të vendit në dorë, duke pasur një kontratë mes vete edhe një kandidaturë për president. Nëse dikush nga opozita e merr mbështetjen e opozitës, gjithsesi që do ta mbështesja, nëse do të isha i propozuar (për president) do ta shqyrtoja. Pra, nuk jam kandidat, nuk kam kushte, nuk kam kërkesë për askënd. Ne nuk bëhemi pjesë e qeverisjes ose vazhdimit të qeverisjes Kurti, se e kemi shpjeguar disa herë sa e dëmshme edhe sa humbje është për Kosovën. Po e thashë edhe një herë, përderisa VV nuk bie nën 40%, do të jetojmë në epokën Kurti, në agjendën Kurti, në eksperimentin Kurti. Mundemi me e pengu këtë, mundemi me e ndryshu vetëm nëse bëhemi bashkë opozita”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian: Jeni pjesë e pandarë e historisë së Kosovës

Nga infrastruktura te drejtësia: Këto janë vendimet e miratuara në mbledhjen e 25-të të Qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria në detyrë

Endrit Thaçi takohet me Edi Ramën thotë se “është ndër më të zëshmit në mbrojtje të UÇK-së”

Quni apelon për pajtimin e Abdixhikut me Muhaxherin e Ahmetin: Është koha e afrimit të njëri tjetrit dhe jo e largimit

Kosova News 24/06/2026 24/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
86%
Wed
27 °C
Thu
29 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kurti në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian: Jeni pjesë e pandarë e historisë së Kosovës
14:41 -24/06/2026
Nga infrastruktura te drejtësia: Këto janë vendimet e miratuara në mbledhjen e 25-të të Qeverisë
14:35 -24/06/2026
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria në detyrë
14:34 -24/06/2026
Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë flotën detare me armë bërthamore
13:59 -24/06/2026
Deficiti tregtar për maj 2026 shënon rritje prej 4,0% krahasuar me maj 2025
13:33 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?