Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit Shaban Shalën në përvjetorin e 11-të vdekjes së tij.
Haradinaj tha se Shaban Shala, ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik, ish-bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot në 11-vjetorin e shkuarjes në përjetësi, kujtojmë Heroin e kombit, Gjeneral Shaban Shala, i cili tërë jetën ishte në shërbim të Atdheut. Ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik, ish- bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Pas luftës, dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, me theks të veçantë në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe transformimin në FSK. E gjithë familja e Gjeneral Shalës ishte ne ballë të proceseve për liri, prirë nga komandanti legjendar, Adem Jashari”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


