Pas publikimit të koeficientit në Ligjin e ri të Pagave për Sektorin Publik, ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka aluduar në një “qeveri të re” duke thënë se e njëjta duhet ditën e parë të punës të marrë vendim për ta rritur koeficientin e pagave, në mënyrë që përjetë të respektohen zyrtarët në sektorin publik.
Në anën tjetër, Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti sot i ka vënë vulë mashtrimit.
“Fshehja e deritanishme e koeficientit kishte për qëllim t’i zë në befasi të pakënaqurit me këtë vendim. Ata janë shumë! Krejt ky veprim i qeverisë, në mënyrë që të sabotojë mundësinë për sfidimin dhe shfrytëzimin e proceseve dhe mekanizmave ligjorë kundër këtij ligji i cili nëpunësit dhe profesionistët shtetërorë i trajton si ‘armiqësorë’, i anatemon”, ka shkruar Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka deklaruar se ky vendim i Qeverisë kishte për qëllim t’i fus në debate dhe përplasje edhe përfaqësuesit e ndryshëm sektorialë, duke bërë rritje të kamufluara për disa sektorë, nivele dhe pozita, përderisa shumicës ia konfirmon ato paga që i kishin tashmë.
Postimi i plotë:
Qeveria e re, në ditën e parë të punës, në takimin e parë, vendimin e parë ta marrë për ta rritur koeficientin e pagave, që përjetë të respektohen zyrtarët në sektorin publik.
Përndryshe, sot qeveria i vuri vulë mashtrimit. Fshehja e deritashme e koeficientit kishte për qëllim t’i zë në befasi të pakënaqurit me këtë vendim. E ata janë shumë! Krejt ky veprim i qeverisë, në mënyrë që të sabotojë mundësinë për sfidimin dhe shfrytëzimin e proceseve dhe mekanizmave ligjorë kundër këtij ligji i cili nëpunësit dhe profesionistët shtetërorë i trajton si ‘armiqësorë’, i anatemon.
Kishte për qëllim t’i fusë në debate dhe përplasje edhe përfaqësuesit e ndryshëm sektorialë, duke bërë rritje të kamufluara për disa sektorë, nivele dhe pozita, përderisa shumicës ia konfirmon ato paga që i kishin tashmë.
Ligii sipas këtij koeficenti ka krijuar terren për keqkuptime ndaj kundërshtimeve opozitare të një vendimmarrjeje qeveritare arbitrare dhe përjashtuese. Kjo qasje është fyese! Ky koeficient është alarmues dhe mashtrues!


