KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj pas takimit me Begajn: Kemi folur rreth idesë për mbrojtje të përbashkët
Politikë

Haradinaj pas takimit me Begajn: Kemi folur rreth idesë për mbrojtje të përbashkët

Kosova News
Kosova News 12:51 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn ka thënë se kanë biseduar rreth idesë për mbrojtje të përbashkët.

Këto deklarata Haradinaj i ka bërë pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me të cilin ka folur edhe për energjinë dhe politikën e jashtme.

Kreu i AAK-së ka thënë se me Begajn kanë diskutuar edhe rreth idesë për paktin për mbrojtje të përbashkët për çka ka thënë se ka qenë iniciativë e tij kohë më parë.

“Jemi të interesuar që marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri t’i thellojmë. Me kolegët e aleancës kemi veçuar disa tema që i mendojmë të rëndësishme, jo vetëm që është simbolike por e kemi filluar me çështjen e shtetësisë shqiptare për gjithë shqiptarët e globit si diçka që do të ishte vërtetë e drejtë, njëkohësisht kemi folur për çështjen e sigurisë, ka qenë iniciativë e imja, ka vite, një pakt për mbrojtje të përbashkët, pra duhet të zhvillohet një proces gradual për shkak se Shqipëria është në NATO dhe ne kemi kujdesin e NATO-s këtu”, ka thënë Haradinaj.

Ish kryeministri i Kosovës ka folur edhe për takimet që Kurti do t’i zhvillojë më 17 dhe 18 gushtit në Bruksel, me sekretarin e NATO-s dhe atë me presidentin e Serbisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“NATO e prirë nga Amerika ka dëshmuar që nuk lejon destabilizim të Ballkanit në shumë raste dhe çdo herë. Ajo që për mua është e dhimbshme është një retorikë artificiale e Kurtit dhe Vuçiqit për t’ia rritë çmimin gjëja një arritje të madhe, pakti për mos sulmim. Me gjithë këto shqetësime që ia bëjnë qytetarëve të Kosovës sot se ka luftë, do të ketë luftë, krejt është halli me mbulu zotëri Kurti marren e një marrëveshje që nuk ka nevojë sepse është që nga ’99-a, për paktin për mos sulmim, sikurse edhe shumë diverzione të tjera në debat publik me i mbulu humbjet dhe dështimet e kësaj qeverie”, ka thënë Haradinaj.

Përveç Haradinajt, presidenti i Shqipërisë ka takuar edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës ndërsa me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk është zhvilluar takimi.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Kosovë nga dita e hënë dhe kjo është vizita e tij e parë zyrtare jashtë vendit që prej marrjes së postit të kryetarit të shtetit dy javë më parë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

Kurti flet pas takimit me Hamzën

Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?