Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e Ditës së Falënderimeve.
Haradinaj ka thënë se shtëpia jonë do të jetë edhe shtëpia e tyre.
“Me rastin e Ditës së Falënderimeve, shprehim falënderimin tonë për gjithçka që amerikanët kanë bërë për ne. Shtëpia jonë përherë do të jetë edhe shtëpia e tyre. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovë”, shkroi Haradinaj në Facebook.


