KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj: Miti i forcave serbe u thye në Dukagjin, përfundimisht pas bombardimeve të NATO-s
Politikë

Haradinaj: Miti i forcave serbe u thye në Dukagjin, përfundimisht pas bombardimeve të NATO-s

Kosova News
Kosova News 13:33 -24/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, në shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, ka thënë se Serbia ka synuar që mos ta lë askënd të gjallë. Duke folur para të pranishmëve, Haradinaj tha se Serbia është thyer në Gllogjan.

Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se në luftën e Kosovës, askush nuk është ndarë me zona por që kanë qenë të bashkuar.

Haradinaj tha se ndihmë të madhe fitores i dhanë edhe bombardimet e NATO-s, një vit më vonë.

“Ne e njohim këtë ditë si ditën e fitores. E vërtetë se ata kanë qenë luftëtar të hershem. Këta të tre atë ditë u flijuan me një betejë që mori kuptim, kuptimi i saj është fitorja”.

“Serbia kishte ndjek një strategji të vetën, kishte godit në Qirez e Prekaz. Ishte porosia që të mos leni askënd gjallë. Zoti deshi që ata të tërhiqen me turp e ne me fitore. Miti i Serbisë u thye këtu. Pse kjo ditë e jona është e fitores, sepse nuk ndamë askënd nga lufta”.

“Të gjithë janë trajtuar njëjtë, të gjithë luftëtarët e të gjitha trevave. Ajo çka na ndihmoi me fitu luftën ishte dita e njëjtë, por një vit më vonë. Atë ditë erdhën sulmet e NATO-s të prirë nga Amerika. Unë me zemër iu them Amerikës dhe NATO-s që çdo ditë keni qenë me ne. Ne si Kosovë do të rreshtohemi me NATO-n, Amerikën dhe besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO që të punojë për lirinë”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se 24 marsi është dita që e bën krenar tërë kombin shqiptar.

Ai ka kujtuar edhe dëshmorët e rënë në këtë ditë, Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

“24 marsi është dita që e bën krenar tërë kombin shqiptar. Atë ditë kremtuam fitoren dhe triumfuan ndaj pushtuesit. Tash e 25 vite më parë, me skenarin e njëjtë, si të familjes Jashari, forcat serbe sulmuan familjen Haradinaj”.

“Nga kjo ditë nuk mbeti asnjë fshat pa iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me gjeneralin Ramush Haradinaj”

Kurti: S’gjunjëzohet kulla, s’mposhtet UÇK-ja – ky ishte mesazhi që Serbia e mori nga Haradinajt

Gjithashtu lexoni:

Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’

PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kosova News 24/03/2023 24/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Peci viziton zonat e goditura nga breshëri: Angazhim i plotë për evidentimin dhe kompensimin e dëmeve
13:06 -28/06/2025
“Akti terrorist në Banjskë i organizuar duke përdorur mitin e Vidovdanit”- çfarë u tha në konferencën e Institutit “Octopus”
12:59 -28/06/2025
Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’
12:31 -28/06/2025
PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin
11:55 -28/06/2025
Gjyshi tentoi ta merrte me forcë mbesën për t’u përkujdesur, arrestohet
11:10 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?