KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj, Kurtit: Albin, mos e lë Albulenën në baltë
Politikë

Haradinaj, Kurtit: Albin, mos e lë Albulenën në baltë

Kosova News
Kosova News 14:40 -25/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj dështimeve të njëpasnjëshme të Lëvizjes Vetëvendosje për konstituimin e institucioneve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj thekson se për të 21-ën herë me radhë, VV ka dështuar në këtë proces, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe të dëmshme për vendin.

“Pas çdo seance të dështuar, po bëhet më e qartë se deputetët e VV-së janë tashmë të kapur peng nga Albin Kurti, i cili për vete i paska siguruar numrat,” shkruan Haradinaj.

Ai i bën thirrje deputetes Albulena Haxhiu dhe kolegëve të saj nga VV që të reflektojnë dhe t’i kërkojnë Kurtit të njëjtët numra që thuhet se i ka për krijimin e qeverisë, që t’i vë në dispozicion edhe për votimin e kryetares së Kuvendit.

“Si mund të kuptohet sigurimi i numrave për Albin Kurtin e jo edhe për Albulena Haxhiun?” pyet Haradinaj, duke shtuar se barra e përgjegjësisë është tani mbi deputetët e VV-së.

Në përfundim, ai i drejtohet personalisht Kurtit me një mesazh të qartë: “Albin, mos e lë Albulenën në baltë. Jepja votat tua edhe asaj. Nëse ti nuk ke besim në të, atëherë ndërroje kandidatin dhe gjeje një më të besueshëm.”

Ky reagim i Haradinajt vjen në një kohë kur vendi po përballet me një bllokadë institucionale që po zgjat për javë të tëra, me pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e shtetit dhe proceset demokratike.

Gjithashtu lexoni:

Qytetarët ankohen për mungesë të autobusëve urbanë në Prishtinë

Sindikata e kompanisë “Pastrimi”: Greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave

PK: I mituri serb ka pranuar se rrobat e tij ishin ngjyrosur në të kuqe me marker

NISMA Socialdemokrate sot mban Kuvendin Zgjedhor, në të cilin po marrin pjesë 350 delegatë.

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kosova News 25/05/2025 25/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Malisheva përfundon në vendin e tretë dhe do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës
18:56 -25/05/2025
Antonio Conte do të largohet nga Napoli
18:28 -25/05/2025
Qytetarët ankohen për mungesë të autobusëve urbanë në Prishtinë
18:24 -25/05/2025
Sindikata e kompanisë “Pastrimi”: Greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave
17:43 -25/05/2025
Një djalë 4-vjeçar vdes nga uria në Gaza për shkak të bllokadës izraelite
17:19 -25/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?