KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për sulmet në veri: Faktet dëshmojnë për implikimin e Serbisë
Politikë

Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për sulmet në veri: Faktet dëshmojnë për implikimin e Serbisë

Kosova News
Kosova News 13:55 -02/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmet e grupeve serbe në veri, me qëllim të zbardhjes së skenarëve për destabilizim.

Ai ka shkruar në Facebook të hënën se para drejtësisë duhet të nxirren të gjithë të përfshirët në këto sulme terroriste, duke shtuar se faktet që po publikojnë “dëshmojnë implikimin e thellë të Serbisë”.

Haradinaj ka theksuar se Serbia nuk mund t’i ikën përgjegjësisë së këtij sulmi. Ai ka thënë se paqja në Kosovë dhe në Ballkan është vendosur me shumë tragjedi e dhimbje, e sipas tij, “nuk do të lejojmë askënd ta rrezikojë atë”.

“Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit franko-gjerman të përkrahur nga Amerika. Faktet që po zbardhen përditë dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve terroriste në veri dhe shteti i Serbisë nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste”, ka thënë ish-kryeministri Haradinaj, njëherit deputet i AAK-së.

AKI ka qenë në krye të detyrës në mbrojte të vendit – Në afërsi të Izvorit Serbia po ndërton një bazë ushtarake
Dëshmitë e reja dhe VIDEO-t e siguruara nga shteti i Kosovës – Inkriminimi i Serbisë, arsenali i armëve dhe pamjet nga ushtrimet e grupit terrorist serb

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?