KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj: Ikja e Kurtit nga përgjegjësia na solli te sanksionet
Politikë

Haradinaj: Ikja e Kurtit nga përgjegjësia na solli te sanksionet

Kosova News
Kosova News 13:22 -20/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur tryezën e diskutimit me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, lidhur me situatën politike në vend.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se takimi është i dobishëm për sensibilizim të brendshëm.

“Shumë mirë që secili nga ne, veçanërisht të gjithë ata që kanë mundësi të kontriuojmë në një sensibilizim të mëtejmë. Një sensbizilim i brendshëm është i dobishëm, e nxit një ballafaqim qoftë me situatën që krijohet, me vështirësitë që kalojmë. Mirëpres rolin e secilit dhe secilës nga përgjegjesitë tona që ta ndihmojmë një sensibilizim të brendshëm të sfidave që po kalojmë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se edhe pse politika nuk i ka dhënë efektet e veta në paralajmërim të rreziqeve, shoqëria civile e ka dhënë provimin.

“Ne kemi vlerësuar se agresioni i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë dhe lufta, një luftë kundër drejtës ndërkombëtare, ka ndërruar edhe mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Detyra e jonë në Kosovë ka qenë se si mund të gjendemi ne pas një situate të reja. Me kujdesin më të madh e kemi marrë një pozicion jo aq të lehtë. Kemi kuptuar që njohja finale në rrethanat të tashme, në kualitetin tonë si palë, është e pamundshme. E kemi përkrahur marrëveshjen e planit franko-gjerman”, ka deklaruar ai, raporton KP.

Kreu i AAK-së ka shtuar se shefi i ekzekutivit ka ikur nga përgjegjësia.

“Ajo që ka ndodhur së fundmi shohim një ikje nga përgjegjësia nga kryetari i qeverisë, që na solli te sanksionet. Në kohën kur kemi përkrahur marrëveshjen, ne kemi zhvilluar një dialog me palë, në terren me palë. Tani, diskutimet që po ndodhin tani prej partive të tjera edhe kjo që sot po ndodhë janë ndihmesë për senzibilizim”, ka përfunduar Haradinaj.

Bashkimi Evropian ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 20/07/2023 20/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit
13:58 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?