Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kërkohet më shumë vetëdije e mobilizim për një mjedis të shëndoshë.
Haradinaj bëri këto komente përmes një postimi në Facebook me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, ndërsa tha se cilësia e jetës sonë varet nga kujdesi ynë ndaj mjedisit.
“Të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, ka thënë Haradinaj.


