Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht, sot nis punimet.
Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i themeluar më 1974, sivjet do ta mbajë edicionin e katërdhjetë e një.
Në këtë vit rreth 120 të ftuar do marrin pjesë për ta mësuar shqipen.
Ndryshe, edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbahet prej 14 deri më 25 gusht 2023.
Temat bosht për sesionet shkencore janë: “Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi”.
Në kuadër të këtij edicioni, përveç aktiviteteve tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore.