KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hapet konkursi në Ministrinë e Mbrojtjes – FSK
Siguri

Hapet konkursi në Ministrinë e Mbrojtjes – FSK

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 11:06 -09/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës prej sot e deri më 23 qershor e ka hapur konkursin për rekrutimin e disa kadetëve të rinj për vitin akademik 2022/2023, të cilët do të ndjekin shkollimin për oficer në Republikën e Shqipërisë.

Ky konkurs është i jashtëm dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kësaj radhe për shkollim në Shqipëri do të dërgojnë 5 persona.

“Forca e Sigurisë së Kosovës bën pranimin e kandidatëve të cilët do të studiojnë në Republikën e Shqipërisë: Shkollim për Oficer në Akademinë e Forcave të Armatosura – pesë (5)  kadetë.”, bëhet e ditur nga MB, raporton Kosovanews..

Ministria e Mbrojtjes, shpall këtë konkurs pas shpalljes së konkursit për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë tonë të Mbrojtjes, të Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Prandaj, ftojmë të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes. Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët:, theksohet nga MB.

Tutje sqarohet se kandidati që aplikon për shkollim në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë duhet të mos ketë aktualisht statusin e kadetit të FSK-së në qendrat e studimeve ushtarake brenda apo jashtë vendit.

Po ashtu, kandidati duhet të ketë diplomën e shkollës së mesme, të jetë i moshës 18 – 21 vjeçare në datën e aplikimit, si dhe të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra;

“Kandidati të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht deri ne fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen)”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes, raporton KosovaNews.

Mes tjerash duhet plotësuar edhe këto kritere:

· Të mos jetë i martuar (kriter i shtetit pritës);

· Të mos këtë asnjë masë disiplinore.

Testet që aplikohen për shkollim në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë:

· Testi fizik;

· Testi i inteligjencies;

· Testi i njohurive të përgjithshme;

· Intervista;

· Kontrolli mjekësor.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

· Diploma e shkollës së mesme (nëse është mbaruar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit);

· Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (origjinali dhe jo me e vjetër se 6 muaj);

· Ekstrakti i lindjes (jo me e vjetër se 6 muaj);

· Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;

· Dy fotografi portret të formatit (5 cm x 5 cm).

Afati për aplikim: 09.06.2022 deri më 23.06.2022

 Më gjerësisht rreth kritereve dhe detajeve të nevojshme të konkursit mund t’i gjeni në linkun në vijim:

https://rekrutimi.fsk-rks.org//
https://mod.rks-gov.net.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Konfiskohen 180 copë veshmbathje, dyshohet se ishin imitim i markave ndërkombëtare

Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor për mbikëqyrjen e kufirit në Izvor të Zveçanit

TAGGED: FSK, kadet, ushtar, ushtria
Kreshnik Llabjani 09/06/2022 09/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?