KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hapet fotoekspozita me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Lajme

Hapet fotoekspozita me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 17:37 -27/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot u hap foto-ekspozita e autorit Asllan Krasniqi, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo foto-ekspozitë, me moton “Kosova me 100 kalorës, Prishtinë-Vlorë”, përmban 100 fotografi që simbolizojnë 100 vjet të shtetit shqiptar.

Asllan Krasniqi tha për KosovaPress, se qëllimi i kësaj ekspozite është për shenjë të festës së ditës së pavarësisë së Shqipërisë. Ai rrëfeu rrugëtimin e kalorësve në vitin 2012 nga Prishtina për në Vlorë, për të cilin tha se ishte rikonstruimi i ngjarjes së vitit 1912, po ashtu edhe rrugëtimin i Isa Boletini në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Qëllimi i këtij baneri është që të tregohen fotografitë e 100-vjetorit në vitin 2012 edhe i kam nxjerrë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që është nesër. Këto fotografi përfaqësojnë udhëtimin e kosovarëve për në Vlorë në vitin 2012 që ka shkuar atje me kuaj për të festuar 100-vjetorin e pavarësisë. Unë kam qenë fotografë me ta ekskluziv… Ka qenë plot emocion, ka pasur shumë njerëz edhe dhe unë kam qenë mes të tyre vazhdimisht me aparat duke fotografuar ka qenë një gëzim i madh me plot emocion”, tha Krasniqi.

Për më tepër, fotoreporteri Krasniqi thotë se ka njerëz që interesohen për këto fotografi, të cilat për herë të parë i ka ekspozuar në Prishtinë.

“Deri tani, meqenëse nuk ka shumë njerëz, po të gjithë ata që janë, sinqerisht afrohen dhe interesohen shumë. Mendoj që nesër do të ketë njerëz mjaft për ta parë, qëllimi është se sa më shumë njerëz ta shohin këtë ekspozitë me fotografi që simbolizojnë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga Prishtina në Vlorë. 10 vite i kam ruajtur, është për herë të parë që i ekspozoj këto fotografi… për herë të parë në Kosovë. Shkova të martën në Vlorë dhe nuk arritja të më presin të vijë dikush që të bisedojmë për këtë ekspozitë, sepse qëllimi im ishte për ta ekspozuar në Vlorë dhe Prishtinë”, tha Krasniqi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 29 nëntor, me tematikën: “KOSOVA ME 100 KALORËS, PRISHTINË-VLORË. Projekti i foto-ekspozitës u mbështet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani

Autori i Librit për burgun e Dubravës demanton Nait Hasanin e PDK-së: NATO nuk ka bombarduar pavijonet e burgut

Aksident në Duhël, ka të lënduar

Operacion policor në tri rajone të ndryshme – arrestohen 11 persona të dyshuar për dallavere me patent shofer

Rizvanolli: ZRrE raportoi se 6 furnizues të energjisë janë aktiv dhe 5 tashmë kanë dhënë oferta për biznese – numri i licencave për furnizim ka shkuar në 21

Kosova News 27/11/2022 27/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar
23:08 -29/05/2025
Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani
22:47 -29/05/2025
Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së
22:43 -29/05/2025
Kurti viziton çerdhen publike “Filizat” në Kamenicë
22:22 -29/05/2025
Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë
22:09 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?