Me emocione, energji dhe atmosferë madhështore, sonte është hapur zyrtarisht edicioni i sivjetshëm i Peja Outdoor Festival 2025.
Në hapje morën pjesë partnerët organizatorë, miq, qytetarë dhe dashamirë të natyrës dhe aventurës, të cilët përmes tingujve të muzikës dhe aktiviteteve të para shënuan nisjen e kësaj feste tre-ditore.
Festivali sjell bashkë natyrën dhe qytetin, duke ofruar ngjarje sportive, muzikë, aktivitete kulturore dhe shumë surpriza të tjera për vizitorët.
Peja Outdoor Festival pritet të vazhdojë me një program të pasur deri më 15 qershor, duke i dhënë jetë qytetit dhe aventurës në zemër të Rugovës.
“Kjo është vetëm fillimi”, premtuan organizatorët.
Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj mundësie të jashtëzakonshme.
“Peja Outdoor Tourism Festival” po ju pret.